Mijëra protestojnë kundër propozimit të një ligji për seksin me fëmijë në Turqi
Mijëra njerëz dolën në rrugët e Turqisë për të protestuar kund.r një projekt-ligj të propozuar nga partia në pushtet, që kritikët thonë se do të legalizojë përdhunimin.
Nëse miratohet, ligji do të lejojë burrat që abuzojnë seksualisht vajzat nën 18 vjeç pa ‘forcë, kërcënim apo ndonjë kufizim të pëlqimit”, të shmangin dënimin, nëse martohen me to. Protestuesit ishin të qartë kur mendonin se do të legjitimohej përdhunimi i fëmijëve.
Një protestues tha: “Ne nuk do të lejojmë që ligji të miratohet, ne do të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë.”
Qeveria argumenton se do të qartësojë sfidat ligjore të shkaktuara nga praktika e martesës së fëmijëve.
Deputetët pritet të rifillojnë debatin të martën, para një votimi të dytë dhe final.
Disa agjenci të OKB-së kritikuan legjislacionin, duke thënë se ishte i ngjashëm me një amnisti për abuzuesit e fëmijëve, duke shtuar se mund të ekspozojë viktimat të vuajnë edhe më tej në duart e dhunuesve të tyre./A.A.