Michelle Obama udhëton në Katar për të adresuar brutalizimin e vajzave
Zonja e Parë Michelle Obama ka nisur një udhëtim solo në Lindjen e Mesme, duke arritur në Katar, ku si pjesë e iniciativës së saj “Lërini Vajzat të Mësojnë” ajo do të mbajë një fjalim në Samitin Botëror të Inovacionit të Arsimit të mërkurën. “Ne nuk mund të adresojmë krizën e arsimimit të vajzave tona deri sa të adresojmë besimet më të gjëra kulturore dhe praktikat që mund ta shkaktojnë dhe ta përkeqësojnë këtë krizë”, shkruan Zonja e Parë në një ese të botuar tek Atlantic përpara udhëtimit. “Do të nxis vendet e botës si për të bërë investime të reja në arsim ashtu edhe të sfidoj ligjet dhe praktikat që heshtin, përulin, dhe brutalizojnë gratë – nga gjymtimi dhe prerja gjenitale femërore, te martesa e detyruar e fëmijëve, te ligjet që lejojnë përdhunimin martesor dhe dizavantazhin e grave në vendin e punës. “Ajo e nisi iniciativën “Lëri Vajzat të Mësojnë”në fillim të këtij viti me Presidentin Obama, për të siguruar një arsim për 62 milionë vajzat që aktualisht nuk janë në shkollë në gjithë globin. Ndërsa në Katar, ajo gjithashtu do të vizitojë bazën ajrore Al Udeid, e cila luan një rol të rëndësishëm në luftën e SHBA-ve kundër grupit të Shtetit Islamik. Më vonë, gjatë udhëtimit të saj, Zonja e Parë do të udhëtojë për në Jordani, ku ndër të tjera ajo do të vizitojë një shkollë vajzash të ndërtuar me fonde të U.S. Aid në kryeqytetin e vendit, Aman./A.A.