Meghalaya, Indi: Ku femrat vendosin dhe burrat luftojnë për të dejtat e tyre
Kur kolonët e parë evropiane mbërritën këtu, ata e quajtën këtë vend “Skocia e Lindjes”, për shkak të kodrave të saj ndjellëse.
Jo shumë larg nga këtu, fshati i Cherrapunji dikur maste 26.5 milion m (87ft) shi në një vit, një fakt akoma i pranuar nga libri Guinness si një rekord botëror.
Por sezoni i shiut ka kohë që ka kaluar dhe unë jam këtu për një tjetër fakt që e bën të famshëm Meghalaya-n.
Duket se disa tradita të vjetra kanë bezdisur disa njerëz kohët e fundit, duke shkaktuar që pikëpamjet e një grupi të vogël meshkujsh që kërkojnë të drejtat e tyre, të fitojë popullaritet, dhe të ringjallë disa mendime të filluara nga një grup i vogël intelektualësh në vitin 1960.
Unë jam ulur në një tryezë me Keith Pariat, President i Syngkhong-Rympei-Thymmai, lëvizjes së Meghalaya-së për të drejtat e burrave.
Ai më siguron se bashkë kolegët e tij “nuk duan të ulin femrat”. “Ne thjesht duam të ngremë burrat aty ku janë gratë.”
Z. Pariat, i cili injoroi zakonet e vjetra dhe mori mbiemrin e babait të tij, është i bindur se në këtë mënyrë Khasi po rrit burra që nuk e tregojnë potencialin e tyre, duke përmendur abuzimin me alkoolin dhe drogën pa përmendur efektet anësore negative të tyre.
“Nëse doni të dini se sa i favorizojnë gratë Khasis, shkoni në repartin e lindjes në spital,” thotë ai.
“Nëse lind vajzë, do të ketë brohorima të mëdha nga familja që pret jashtë. Në qoftë se është djalë, ju do ti dëgjoni ata duke pëshpëritur me edukatë se:” Çfarëdo që Perëndia na jep është krejt në rregull.”
Z. Pariat citon shembuj të shumtë se si vëllezërit e tjerë po demoralizohen. Këtu kanë një teori interesante që përfshin mënyrën se si gjinia në gjuhën lokale Khasi i reflekton këto supozime themelore kulturore.
“Pema është mashkullore, por kur ajo kthehet në dru, ajo bëhet femërore”, thotë ai.
“E njëjta gjë është e vërtetë për shumë nga emrat në gjuhën tonë. Kur diçka bëhet e dobishme, gjinia e saj bëhet femërore.
“Ky system ushqen një kulturë burrash që ndjehen të padobishëm.”
Unë flas me Patricia Mukkum, redaktoren e respektuar të gazetës së përditshme Shillong. Ajo më siguron se trashëgimia e saj është vetëm një nga arsyet se pse ajo është rritur në nivelin që është dhe thekson se tradita që të përjashtojë gratë nga procesi i vendim marrjes politike është ende shumë i fortë në kulturën e tyre.
Si një nënë e fëmijëve nga tre baballarë të ndryshëm Khasi, është e para që pranon se anomalia e tyre shoqërore i ka dhënë mundësi të mjaftueshme që të jetë si nënë ashtu dhe një grua e suksesshme në karrierë.
Duke marrë shembull problemet rutinë me të cilat përballen gratë përtej kufirit në Bengalin Perëndimor, Znj. Mukkum thotë: “Kultura jonë ofron një vend të shenjtë dhe shumë të sigurtë për gratë”.
Unë vendos që ta shoh vetë një situatë të tillë në një fshat të largët në kodrat Khasi në Lindje. Pas dy orë ecje nëpër xhungël takoj Marien 42-vjeçare.
Ajo është një “Ka Khadduh”, vajza më e re në familjen e saj dhe si pasojë, e destinuar që të jetojë me prindërit derisa të trashëgojë shtëpinë e familjes. Burri i saj, Alfred 36-vjeçar, jeton me ta.
Kur flas me të brenda shtëpisë së tyre, Mary më thotë se gratë nuk u besojnë burrave që të kujdesen për paratë e tyre kështu që ato e marrin vetë kontrollin. Unë shikoj Alfredin për një përgjigje, por ai më jep vetëm një buzëqeshje.
Mary vazhdon: “. Shumica e burrave në fshatin tonë e lënë shkollën që të vegjël për të ndihmuar baballarët e tyre nëpër fusha. Ky është një dëm i madh për arsimimin e tyre.”
Unë kthehem edhe një herë nga Alfredi. Ai përgjigjet me një tjetër buzëqeshje të turpshme.
Mary pranon se ajo kurrë nuk ka dëgjuar për lëvizjen e meshkujve për të drejtat e tyre, por mendon se sistemi nuk do të ndryshojë kurrë.
Alfred ruan buzëqeshjen e tij prej Mona Lise.
Pasi të qeshurat pushojnë, unë shfrytëzoj këtë rast për të thyer akullin me Alfredin duke vënë në dukje se femra mantis(një lloj insekti) e ha partnerin e saj pas seksit, duke bërë një gjest me krahët e mi duke imituar kthetrat e insektit. Pati akoma më shumë të qeshura.
Dyzet minuta më vonë unë ende nuk kam marrë një koment nga bashkëshorti i Marisë dhe shumë shpejt është koha për të ikur.
Unë mendoj se fjala e fundit duhet të vijë nga Alfredi kështu që i kërkoj përkthyesit tim që të bëjë një pyetje të thjeshtë që ti drejtohet drejtpërdrejtë atij.
“Çfarë mendon ai për sistemin e drejtimit nga ana e femrave?”
Ka një pauzë e gjatë dhe më në fund qetësia prishet përfundimisht.
“Ai pëlqen”, ndjehet Mari, dhe është koha për tu larguar.
Marrë nga: http://www.bbc.com/news/magazine-16592633