Marshimi i tretë i grave në SHBA

Grupe të mbrojtjes së të drejtave të grave në SHBA, priten të mblidhen ditën e shtunë në një marshim masiv në Uashington, pavarësisht tërheqjeve të partnerëve në momentin e fundit dhe akuzave për anti-semitizëm ndaj disa drejtueseve të lëvizjes. Në listën e pjesëmarrësve, mungojnë grupime mjaft të njohura dhe me influencë, të cilët ndihmuan në masivizimin e Marshit të Grave (Women’s March) në vitet e shkuara.
Gjatë javëve të fundit, individë brenda grupimit drejtues së lëvizjes si dhe disa organizata, kanë akuzuar prirjet anti-semite në organizatorët e marshit, duke sjellë një largim të madh të grave përkrahëse.
Komiteti Kombëtar Demokratik, organi drejtues kolegjial i Partisë Demokratike në SHBA, ishte publikuar në faqen e internetit të Marshit të Grave 2019 si partner, por gjatë ditëve të fundit logo e tyre është hequr nga kjo listë. Zyrtarë të Komitetit nuk pranuan të komentojnë arsyet e tërheqjes dhe u mohua dhe sponsorizimi i lëvizjes më parë.
Marshimi i Grave, lindi si një lëvizje mbarëkombëtare pas zgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve, veprim që solli dhe rritjen e politikave që kërkojnë kufizimin e të drejtave të grave. Personazhe të rëndësishëm publikë mbështetën lëvizjen që në momentet e para të saj, duke sjellë marshime masive në qytete të mëdha në SHBA dhe në botë. Ditën e shtunë pritet të organizohen marshime dhe në Nju Jork, ku do ketë dy grupime paralele për shkak të distancimit të një pjese të grave ndaj anti-semitizmit./kj
Burimi: Euronews