Mark Ruffalo: “Përgjigja ime ndaj fenomenit në internet “Unë nuk jam feminist”….
Para së gjithash, është e qartë që ju nuk e dini se çfarë është feminizmi. Por unë nuk kam për t’jua shpjeguar. Ju mund të kërkoni në google për të. Po citoj një mik të vjetër, “Unë nuk jam dadoja i feministëve.”
Por disa gjëra mendoj se ju duhet ti dini.
Ju po fyeni çdo grua që është çuar me forcë në një qeli burgu me një tub ushqimi në fyt për të mbrojtur të drejtën tuaj për të votuar, pak më pak se 100 vjet më parë.
Ju po degradoni çdo grua që ka hyrë në një qendër krize përdhunimi, të cilat nuk do të ekzistonin pa lëvizjen feministe.
Ju po dëmtoni çdo grua që luftoi për ta bërë përdhunimin martesor një krim (ai ka qënë i ligjshëm deri në vitin 1993).
Ju po pështyni mbi trashëgiminë e çdo gruaje që luftoi që gratë të lejohen të zotërojnë prona (1848). Për heqjen e skllavërisë dhe ngritjes së sindikatës së punës. Për të drejtën e divorcit. Që gratë të lejohen të kenë qasje në kontrollin e lindjes (ligjet Comstock). Për gratë e klasës së mesme dhe të lartë që të lejohen të punojnë jashtë shtëpive (gratë e varfëra kanë punuar gjithmonë jashtë shtëpisë). Për të bërë dhunën në familje një krim në SHBA (Kjo është e ligjshme në shumë pjesë të botës). Për ta bërë ngacmimin seksual në vendin e punës një krim.
Me pak fjalë, ju nuk e dini për çfarë po flisni. Ju korrni shpërblimet e sakrificave të këtyre grave çdo ditë të jetës tuaj. Kur ju zgërdhesheni me shenjën tuaj të lezetshme se si ju nuk jeni feministe, ju në mënyrë injorante pështyni luftën e shenjtë të 200 viteve të fundit. Ju kafshoni dorën që ju ka ushqyer lirinë, sigurinë, dhe një zë.
Me pak fjalë, më puthni prapanicën, o injorantë të shkretë./markruffalo.tumblr.com