Lufta kundër prostitucionit në Evropë #20yrsEndDemand
Në verën e vitit 1998, Asambleja e Përgjithshme e Lobit Evropian të Grave nisi një lëvizje historike, ku u pohua për herë të parë se “prostitucioni dhe trafikimi i grave përbëjnë një shkelje thelbësore të të drejtave të njeriut të grave”.
Që nga ajo kohë, Lobi Evropian i Grave ka vazhduar të forcojë besimin se asnjë grua nuk duhet të ballafaqohet me një mungesë të tillë zgjedhjeje financiare, aq sa të rrezikojë sigurinë, mirëqenien dhe shëndetin afatgjatë për mbijetesë.
Për të shënuar 20 vjetorin e një qëndrimi abolicionist mbi prostitucionin, Lobi vazhdon të theksojë veprimet e lëvizjes në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar, duke nisur dhe një fushatë online me emrin #20yrsEndDemand në internet, ku të tjerë përkrahës mund të bashkohen me kauzën.
Ky vit shënon 20 vjetorin e fushatës nisur nga Lobi i Grave Europiane: “Së bashku për një Europë pa prostitucion” dhe përfaqëson 20 vite luftë të vazhdueshme për të arritur një pozitë sociale kundër kësaj forme serioze të dhunës kundër gruas: prostitucioni.
Prostitucioni është një fenomen që në jo pak raste raste mund të ushtrohet nga gratë në vullnet të lirë, por shumica e rasteve flet për një mungesë të të drejtave më themelore ekonomike të grave, që sjell nënshtrimim e tyre ndaj formave të ndryshme të dhunës dhe që detyron ato tu nënshtrohen abuzimit seksual.
Nga një analizë feministe dhe e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, nuk duhet të lejojmë një sistem të bazuar në përdorimin seksual dhe abuzimin e grave më të pambrojtura në planet nga meshkujt në Perëndim, ose nga meshkujt perëndimorë në vende të tjera të destinacionit turistik, ku pabarazitë sociale ushqejnë dhe fenomenin e prostitucionit.
Fushata evropiane padyshim ka ndihmuar Parlamentin Evropian që të miratojë një rezolutë më 26 shkurt 2014, mbi shfrytëzimin seksual dhe prostitucionin dhe ndikimin e saj në barazinë gjinore, e cila përcakton së pari se prostitucioni është një fenomen gjinor me një dimension global që prek rreth 40 -42 milionë njerëz në mbarë botën. Shumica dërrmuese e njerëzve në prostitucion janë gra dhe vajza dhe pothuajse të gjithë përdoruesit janë meshkuj. Prandaj, ajo shpreh një problem të pabarazisë gjinore dhe seksuale.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kërkohen veprime nga ana e qeverive të Bashkimit Evropian në përputhje me parimet themelore të Bashkimit Evropian dhe në veçanti me parimin e barazisë midis grave dhe burrave./k.j
Burimi:WomenLobby