Lufta e Arabisë Saudite në Yemen – dhe kundër grave
Sipas Associated Press, një billbord elektronik në një qendër tregtare luksoze në Arabinë Saudite përzien reklamat e mallrave të ndryshme me imazhet e avionit F-16 në sfond, ndërsa Mbreti i ri Salman përshëndet trupat dhe deklaron pjekurinë e tij ushtarake.
Në të njëjtën kohë Salman i ka deklaruar luftë rebelëve. Ai gjithashtu ka nisur një tjetër luftë afatgjatë – atë luftë që vendi i tij ka zhvilluar gjithmonë kundër grave. Edhe pse Arabia Saudite është një nga regjimet më represive në botë kur bëhet fjalë për të drejtat e qytetareve të tyre femra, SHBA-të kanë injoruar prej një kohe të gjatë këtë detaj të veçantë në furnizimin me të gjitha llojet e mbështetjes.
Glorifikimi i fushatës aktuale ushtarake ka solidarizuar qytetarët me mbretin dhe status kuonë e aparteidit gjinor. Entuziazmi i nacionalistëve i nxitur nga luftimet ka bërë thirrje për avancimin e të drejtave të grave që ishin lënë në pritje. Njerëzit po e mbështesin fushatën ushtarake të mbretit të tyre të ri dhe po shprehin përkrahjen për vazhdimin e shtypjes së grave. Arsyeja? Është e papërshtatshme për të folur për çështje të tilla të parëndësishme si të drejtat e grave, ndërsa vendi është në luftë.
Një aktivist Saudit i të drejtave të njeriut i tha reporterit të Associated Press se para se të fillonte aksioni ushtarak, një grup akademikësh dhe gra të tjera po planifikonin të nisnin një fushatë këtë muaj që kundërshton ligjet e ruajtjes së grave nga meshkujt e Arabisë Saudite. (Roja e parë e një gruaje është babai i saj, dhe kur ajo martohet, burri i saj. Nëse mbetet e ve ose e divorcuar, një i afërm mashkull duhet të bëhet roje- dhe kjo roje mund të jetë edhe djali i saj i mitur.) Pëlqimi i kujdestarit është i nevojshëm para se një femër të mund të ndjekë universitetin, të martohet, të udhëtojë jashtë vendit, të pranojë disa punë të caktuara dhe të bëjë disa ndërhyrje të caktuara kirurgjikale, veçanërisht nëse është i përfshirë riprodhimi.
Shtysa për reforma është pezulluar për një kohë të pacaktuar. Gratë thonë se janë të frikësuara sepse mund të etiketohen si tradhtare në një kohë lufte, nëse ato avokojnë për ndryshim gjatë konfliktit.
Edhe para se të nisnin sulmet, gratë Saudite ishin të shqetësuara se Mbreti Salman do të ndalte atë pak progres që ato kishin bërë nën sundimin e mbretit të mëparshëm. Ato u thanë gazetarëve muajin e kaluar se kishin shpresa, por do të prisnin e shihnin. Tani ato e morën përgjigjen e tyre.
Nëse barazia e grave Saudite duhet të presë sa të mbarojnë konfliktet në Lindjen e Mesme, do të jetë një pritje me të vërtetë shumë e gjatë.
Për më tepërklikoni: www.huffingtonpost.com