Ligji i ri Algjerian dënon dhunën ndaj grave
Algiers, Algjeri – Një ligj i ri Algjerian hyri në fuqi këtë javë duke dënuar dhunën kundër grave dhe ngacmimin seksual, dhe shënoi një fitore për grupet feministe që kishin luftuar për vite me rradhë për legjislacionin.
Ligji, në fuqi që nga dita e hënë, ishte bllokuar nga Senati për tetë muaj nga rezistenca që bënë myslimanët konservatorë që e shohin ligjin si ndërhyrje në punët e familjes.
Është fryt i një lufte të gjatë nga ana e organizatave feministe të Algjerisë që po luftojnë kundër një sulmi jo të drejtëpërdrejtë që po bëhet ndaj grave gjatë viteve të fundit.
Neni ka potencialin të jetë shumë i fuqishëm në dhënien e dënimeve të rënda për akte të dhunës në familje si dhe për ngacmimin e grave në rrugë. Veçanërisht i drejtohet “bashkëshortit.”
Nëse dhuna në familje nuk lejon gruan të shkojë në punë për më shumë se 15 ditë, dhunuesi përballet me dy deri në pesë vite burg.
Nëse një grua gjymtohet, apo dhuna shkakton humbjen e shikimit ose të një gjymtyre, apo çdo lloj dëmtimi të përhershëm, ligji thotë se sulmuesi mund të përballet me burgim nga 10 deri në 20 vjet.
Zyrtarët thonë se 7,500 raste të dhunës ndaj grave të raportuara në vitin 2015 përfaqësojnë vetëm 20 për qind të numrit të vërtetë, pasi gratë preferojnë të qëndrojnë të heshtura në vend që të turpërojnë familjet e tyre./A.A.