Letra që Aron Sorkin i shkruan vajzës së tij pasi Trump u zgjodh president
Skenaristi fitues i çmimit Oskar nga The Social Network dhe organizatori i The West Wing reagon për Donald Trump i cili u zgjodh presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara me një letër prekëse të shkruar për vajzën e tij 15-vjeçare Roxy dhe nënën e saj Julia Sorkin.
Vajzave Sorkin,
Bota ndryshoi mbrëmë dhe unë nuk munda të bëja asnjë gjë. Kjo është një ndjenjë e tmerrshme për një baba. Nuk do ta zbukuroj- kjo është me të vërtetë e tmerrshme. Nuk është hera e parë që kandidati im nuk fiton (në fakt kjo është hera e gjashtë), por kjo është hera e parë që fiton një derr tërësisht i paaftë me ide të rrezikshme, me çrregullim të rëndë psikiatrik, pa njohuri rreth botës dhe pa kuriozitet për të mësuar.
Dhe kjo nuk ishte fitore e vetëm Donald Trumpit, por edhe e mbështetësve të tij. Klani fitoi natën e kaluar. Nacionalistët e bardhë, seksistët, racistët dhe maskarenjtë, të rinjtë e bardhë të zemëruar, që mendojnë se muzika rap dhe Cinco de Mayo janë një kërcënim për mënyrën e tyre të jetesës, atyrre u është dhënë arsye për të festuar. Burra që nuk kanë të drejtë të quhen të tillë që mendojnë se gratë që aspirojnë për vete më shumë se sa thjeshtë të jenë seksi, janë të shëmtuara dhe të denja për përbuzjen tonë më tepër se sa për admirimin tonë. Urrejtjes ju dha shpresë. Budallallëku i mjerë u reklamua si “zëri i freskët i një të huaji”, i cili do ti “shkundë gjërat.» (A pyeti dikush se si? Mos ndoshta do tu ndërrojë vendin karrigeve në dhomën Roosevelt?) Për katër vitet që vinë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, i njëjti post i mbajtur nga Uashingtoni dhe Jeffersoni, Lincolni dhe Teddy Roosevelt, FDR, JFK dhe Barack Obama, do të mbahet nga një burrë-djalë që do të kalojë orët e tij në Twitter duke kërkuar hakmarrje kundër të gjithë atyre që e kritikojnë atë (dhe ata do të jenë të shumtë). Ne turpëruam veten para fëmijëve tanë dhe botës.
Dhe bota nuk u vonua të reagojë. Bursa ra 7,000 pikë brenda natës. Ekonomistët kanë parashikuar një rënie të thellë dhe të zgjatur ekonomike. Aleatët tanë të NATO-s janë në një gjendje frike legjitime. Dhe duke folur për frikë, myslimano-amerikanët, meksikano-amerikanët dhe afrikano-amerikanët janë duke u dridhur nga frika. Dhe do të ishte e drejtë të thoshim se shumë nga fansat e Donald Trump nuk janë fansa të hebrenjve. Nga ana tjetër, një festë po ndodh në selinë e ISIS. Çfarë nuk do të jepnim që të shkëmbenim këtë burrë të vogël për Richard Nixon tani?
Pra, çfarë do bëjmë ne?
Para së gjithash, do kujtojmë se nuk jemi vetëm. Njëqind milionë njerëz në Amerikë dhe një miliardë më shumë nëpër botë ndjehen saktësisht në të njëjtën mënyrë si ne.
Së dyti, ngrihemi nga shtrati. Trumpstersat duan të shohin njerëzit si ne (hebrenj, “elita bregdetare”, të arsimuar, shoqërisht progresivë, Hollywood …) duke qarë e duke vajtuar dhe duke thënë se si do të shpërngulemi në Kanada. Unë nuk do t’ua jap atyre këtë kënaqësi dhe as ju nuk do ta bëni. Ja se çfarë do të bëjmë …
… Do të luftojmë. Ne nuk jemi të pafuqishëm dhe nuk jemi pa zë. Nuk kemi shumicën në Kongres apo Senat, por ne kemi përfaqësues atje. Është gjithashtu mirë të kujtojmë se shumica e anëtarëve të partisë së Trump ndihen pikërisht njësoj si ne në lidhje me të. Ne do të sigurohemi që njerëzit që dërguam në Washington, duke përfshirë Kamala Harris-të marrin fuqinë tonë me vete dhe asnjëherë të mos marrim një ditë pushimi.
Do të përfshihemi. Do bëjmë atë që mundemi që të luftojmë padrejtësinë kudo që ta shohim. Familja jonë është krejtësisht e izoluar nga efektet e një presidence të Trumpit, kështu që do luftojmë për familjet që nuk janë. Ne do luftojmë që një grua të vazhdojë të ketë të drejtën e saj për të zgjedhur. Do të luftojmë për Amendamentit të Parë dhe do luftojmë kryesisht për barazi, jo për një garanci të rezultateve të barabarta, por për mundësi të barabarta. Ne do ngrejmë krye.
Amerika nuk u ndal së qeni Amerikë natën e kaluar dhe ne nuk u ndalëm së qëni amerikanë dhe këtu po të them diçka rreth amerikanëve: Ditët tona më të errëta kanë gjithmonë-gjithmonë-të ndjekura nga orët më të shndritshme.
Roxy, unë e di se parashikimet e mia të kanë zhgënjyer në të kaluarën, por personalisht, unë mendoj se ky njeri nuk mund të rrijë as një vit pa kryer një krim. Nëse ai arrin të rrijë pa thyer ligjin për katër vjet, atëherë ne do t’ja dalim mbanë për këta katër vite. Dhe tre vjet nga tani ne do të luftojmë shumë për kandidatin tonë dhe do të fitojmë dhe ata do të humbasin dhe këtë herë do të humbasin një herë e mirë. Zemër, ajo do të jetë vota jote e parë.
Beteja nuk ka mbaruar, ajo sapo ka filluar. Gjyshi yt luftoi në Luftën e Dytë Botërore dhe kur ai u kthye në shtëpi, ky vend i dha atij një mundësi që të krijojë një jetë të mrekullueshme për familjen e tij. Unë nuk do ti dorëzoj mbesës së tij një atdhe të formuar nga njerëz të urryer dhe të trashë. Lotët e tu mbrëmë më zgjuan, dhe unë kurrë më nuk do të të lë vetëm.
Me dashuri,
Babi/A.A.