Ky njeri shkatërron argumentet kundër abortit me një pyetje të thjeshtë
Autori dhe gazetari Patrik Tomlinson i ka shtruar një pyetje të gjithë mbështetësve të politikave kundër abortit.
Tomilson e ka postuar këtë pyetje me 20 mijë ndjekësit e tij në “Twitter”, por postimi i tij ka tërhequr shumë vëmendje.
“Sa herë që flitet për abortin, kam një pyetje që prej 10 vitesh ja shtroj grupit që mbron tezën ‘Jeta fillon që në ngjizje’. Në 10 vite, askush nuk është përgjigjur sinqerisht.”
Është një skenar i thjeshtë me dy zgjidhje të mundshme. Të gjithë refuzojnë të zgjedhin një, sepse përgjigja do t’i shkatërronte argumentet e tyre. Ekziston një përgjigje e saktë, ndaj turma “Pro – Jetës” e urren këtë pyetje.”
Kjo është pyetja:
“Ju jeni në një klinikë fertiliteti, nuk ka rëndësi pse. Në këtë klinike bie një zjarr dhe ju vraponi drejt daljes. Rrugës dëgjoni një fëmijë që bërtet nga prapa një dere. Ju hapni derën dhe gjeni një fëmijë pesëvjeçar që thërret për ndihmë.
Në cepin tjetër të dhomës shihni një kontenier ku shkruhet “1000 embrione njerëzore”. Zjarri po fillon të bëhet më i rrezikshëm, ju e dini që mund të shpëtoni vetëm embrionet ose fëmijën, përpara se tymi t’ju mbysë.”
- A.Do të shpëtonit fëmijën
- B. Do të shpëtonit embrionet?
- C.Nuk ka “C”, C-ja nënkupton se të gjithë vdisni.
“Gjatë një dekade diskutimesh me njerëzit anti-abort mbi këtë dimension të jetës njerëzore, nuk kam marrë kurrë një përgjigje të drejtpërdrejtë, A ose B për këtë pyetje. Dhe nuk do e marr kurrë.
Ata kurrë nuk do të përgjigjen sinqerisht, sepse të gjithë ne e kuptojmë instinktivisht se përgjigja e saktë është “A”. Një fëmijë ka më shumë vlerë se një mijë, 10 mijë apo një milion embrione. Sepse nuk janë e njëjta gjë, as etnikisht, as moralisht, as biologjikisht.
Kjo pyetje ua hedh poshtë të gjithë argumentet, dhe refuzimi i tyre për tu përgjigjur e konfirmon faktin se ata e dinë të vërtetën.
Askush nuk beson se jeta fillon që në ngjizje. Askush nuk beson se embrionet janë foshnje apo fëmijë. Ata që e pretendojnë këtë po përpiqen t’ju manipulojnë në mënyrë që të kenë kontroll mbi gratë.
Mos i lejoni. Përdoreni këtë pyetje për t’i kundërshtuar ata. Kërkoni përgjigje për pyetjen tuaj, dhe kur nuk ju jepet, denoncojeni dhe mos e pranoni patriarkalitetin e tyre”, deklaron Patrik Tomlinson.
/l.k./