Kush, kur dhe si duhet të kryejë marrëdhënie seksuale me skllavet në Shtetin Islamik
Drejtuesit e të ashtu-quajturit Shteti Islamik kanë lëshuar një fetva – një lloj ligji – se kush dhe kur mund të ketë marrëdhënie seksuale me një skllave.
Kjo fetva u zbulua në maj, kur gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane u vra një nga udhëheqësit e ISIS, Abu Sayyaf në Siri.
Reuters së fundmi ka botuar një dekret të ISIS-it i cili kryesisht ka të bëjë me përdhunimin e një të burgosure, me anë të së cilës publikut i është dhënë edhe një pasqyrë rreth rregullave dhe funksionimit të organizatës brutale terroriste.
Në një pyetje të bërë në të cilën kërkohet vlerësim për një rast kur disa pjesëtarë kishin shkelur ose jo rregullat për trajtimin e një skllavi, ishte dhënë një përgjigje siç vijon:
- Nuk është e lejuar për pronarët e skllevërve që të kenë marrëdhënie me të para se të përfundojë cikli i saj menstrual, ose deri sa ajo të pastrohet tërësisht
- Nëse ajo është shtatzënë dhe nuk ka periudhën e saj, pronari nuk do të ketë marrëdhënie seksuale me të, derisa të lindë
- Nuk lejohet të shkaktojë abort
- Nëse pronari i shërbëtores ka marrëdhënie me vajzën e saj, atij nuk i lejohet të ketë marrëdhënie me të ëmën dhe e kundërta.
- Pronari i dy motrave nuk lejohet të ketë marrëdhënie seksuale me të dyja, por vetëm njërën. Njërën motër mund ta shesë, ta dhurojë apo ta lirojë.
- Nëse një rob është në pronësi nga babai, djali i tij nuk duhet të ketë marrëdhënie me të, dhe anasjelltas.
- Nëse babai ka pasur marrëdhënie seksuale me një rob i cili i është dhënë apo shitur të birit, nuk ka të drejtë të ketë më marrëdhënie m të.
- Nëse një femër mbetet shtatzënë me pronarin e saj, ai nuk mund ta shesë. Gjithashtu ajo mbetet e lirë pas vdekjes së pronarit të saj.
- Nëse pronari e ka liruar vajzën e tij rob, ai nuk ka të drejtë për marrëdhënie me të, sepse ajo u bë vakant dhe nuk është më pronë e tij.
- Në qoftë se dy ose më shumë veta blejnë një skllave, askush nuk ka të drejtë për marrëdhënie me të, sepse ajo është pronë e përbashkët.
- Nuk është e lejuar që të ketë marrëdhënie seksuale me një grua që është me menstruacione.
- Nuk është e lejuar që të ketë seks anal me një rob.
- Pronarët e skllevërve duhet të tregojnë dhembshuri për të, të jenë të mirë me të, as ta poshtërojnë e as t’i japin detyra që ajo nuk mund t’i kryejë.
- Pronari nuk mund ta shesë një skllave dikujt që e di se ai do ta trajtonte keq./A.A.