Kur gratë nuk mund të ngasin makinat – Ato do pilotojnë avionët
23 shkurti shënoi një ditë të madhe për dy herë të para – por besoj se ju i humbët të dyja. E para, shënoi herën e parë që një ekuipazh vetëm me gra fluturoi për Royal Brunei Airlines. Dhe ishte hera e parë që gratë ngisnin në Arabinë Saudite, teknikisht pa e shkelur ndalimin – vetëm se ato po ngisnin një aeroplan në vend të një makine.
Kapitene Sharifah Czarena Suriany dhe zyrtaret e para të larta Dk Nadiah Pg Khashiem dhe Sariana Nordin operuan fluturimin 10 orë e gjysmë nga Brunei në Jeddah, Arabia Saudite.
Kësaj përpjekjeje i shton rëndësi edhe fakti se feja zyrtare e të dy vendeve është Islami Sunni, disa nga interpretimet e të cilëve kufizojnë të drejtat e grave.
“Të jesh pilot, njerëzit zakonisht e shohin atë si një profesion dominues mashkullor”, tha Surainy në Brunei Times në vitin 2012. “Si një grua, një grua Bruneiane, kjo është një arritje e madhe.”
“Kjo i tregon brezit të ri dhe sidomos vajzave që çdo gjë që ato ëndërrojnë, mund ta arrijnë,” shtoi ajo.
Surainy nuk është e huaj në historinë feministe. Në vitin 2012 ajo u bë gruaja e parë që pilotoi një aeroplan me flamur në Azinë Juglindore.
Feminizmi është një pjesë integrale e kulturës së kompanisë RBI, e cila inkurajon gratë të aplikojnë për stazhet e saj të punës si nxënëse inxhinierie nëpërmjet mediave sociale.
“Kush thotë inxhinieria është profesion vetëm i burrave?” Royal Brunei Airlines postoi në llogarinë e saj në Instagram pranë një fotoje të flotës së saj të grave inxhiniere./A.A>