Kryeministri Turk : Barazia gjinore nxit vetëvrasjet
Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu lidhi “barazinë mekanike” në marrëdhëniet gjinore në vendet e zhvilluara me shkallën më të lartë të vetëvrasjeve, në një fjalim të mbajtur më 4 dhjetor.
“Pse është Produkti Kombëtar Bruto në vendet më të zhvilluara – nuk dua ti emëroj ato, por në vendet skandinave dhe në shumë vende të tjera – në nivel më të lartë, ndërkohë që norma e vetëvrasjeve është gjithashtu në nivelet më të larta? Përse?” pyeti Davutoğlu, përpara se të përmendte sistemin e “barazisë mekanike” në marrëdhëniet gjinore.
Duke folur në një takim të organizuar nga dega e grave të partisë së tij Drejtësi e Zhvillim (AKP), kryeministri theksoi rëndësinë e “amësisë” dhe e përshkroi qeverinë e tij si një “kampion” në këtë çështje.
Ai preku gjithashtu çështjen e dhunës kundër grave. “Kushdo që përdor dhunën kundër grave, ai në të vërtetë tregon dobësinë dhe çnderimin e tij. Nuk ka rëndësi nëse ndodh në familje, madje edhe nga një baba ndaj vajzës së tij në formën e një shuplakë [në fytyrë] si shenjë dhembshurie, kjo gjë do të lërë gjurmë të thella në zemrat e këtyre fëmijëve “, tha Davutoğlu.
“Nuk ka rëndësi nëse ndodh në rrugë, kundër një gruaje që konsiderohet e dobët, e gjithë kjo dhunë është një sulm i drejtpërdrejtë mbi nderin njerëzor, dhe ta luftojmë këtë sulm është një mision për të gjithë ne,” shtoi ai.
Që kur AKP erdhi në pushtet në vitin 2002, ka pasur përparime të mëdha në përfaqësimin e grave në Parlament, tha Davutoğlu, duke përmendur faktin se 14,5 për qind e deputetëve të AKP të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të fundit në vitin 2011 ishin gra.
“Ne duhet ta rrisim këtë shifër në të paktën 25 për qind në kohën më të shkurtër. Si AKP [AKP], ne do të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme. Partia AK nuk ndjek të tjerët, ajo tërheq të tjerët që të ndjekin shembullin e saj, “shtoi ai.
Qeveria është kritikuar nga grupet e grave
Aktivistët për të drejtat e grave dhe avokatët shpesh e kritikojnë qeverinë e AKP, e cila ishte drejtuar nga Kryeministri i atëhershëm, presidenti i tanishëm Recep Tayyip Erdoğan, nga viti 2003 e deri sa u zgjodh në gusht në presidencë, për kulturën politike gjithnjë e më konservatore dhe autoritare që ata thonë se është nxitje.
Turqia renditet e 120-ta nga 136 kombe në indeksin e Forumit Ekonomik Botëror të vitit 2013 për Boshllëkun Gjinor, 15 vende më poshtë që nga viti 2006, ndërsa një raport i vitit 2011 i OKB-së tregoi se norma e dhunës në familjet turke është pothuajse dy herë më e lartë se ajo në Shtetet e Bashkuara dhe 10 herë më e lartë se në disa vende evropiane.
Duke i bërë në mënyrë dyshuese jehonë bekimit të Erdoganit dhe promovimit të rolit të amësisë për gratë, Davutoğlu sugjeroi se sot njerëzimi ka të nevojshme “mëshirën familjare” më shumë se kurrë.
Duke përpunuar konceptin e “barazisë mekanike” ai kritikoi politikat gjinore të stilit skandinav. Kryeministri turk tha se një mirëkuptim i tillë nuk i atribuohet “barazisë në aspektin e nderit” të gjinive të ndryshme. Ata që afrojnë barazinë gjinore si “barazi mekanike”, gjithashtu po fillojnë të “shkatërrojnë marrëdhënien plotësuese në jetë,” shtoi ai.
“Pikërisht për këtë arsye, që kur femrat tona po përmbushin misionin hyjnor të mbajtjes gjallë të njerëzimit, atëherë ato kanë të drejtë për pushim para dhe pasi të bëhen nëna dhe të kenë kohë të lirë për fëmijët e tyre. T’u sigurojmë këtë nuk është një favor, është vetëm një borxh i shlyer”, tha Davutoğlu.
Marrë nga : hurriyetdailynews.com