Kriza ekonomike në Britaniën e Madhe: gratë me mungesë produktesh sanitare
Me mijëra gra në Britaninë e Madhe përballen me varfëri ekonomike saqë e kanë të pamundur të blejnë produkte sanitare dhe higjienike.
Nga të dhënat empirike të mbledhura nga “Plani Ndërkombëtar i Bamirësisë” del se një në dhjetë gra e vajza të grupmoshës nga 14-21 vjeçe është prekur në një farë pike nga kjo krizë ekonomike.
Një projekt pilot i qeverisë skoceze po ofron peshqirë dhe tamponë falas për të gjitha vajzat dhe gratë nëpërmjet një banke ushqimore dhe të ndihmës së shpejtë.
Tricia Chapman është një prej vajzave të prekura nga kjo krizë, duke mbetur pa peshqir, tampon si dhe produkte të tjera sanitare për të cilat ajo ka nevojë çdo muaj. “Dhe kur jam gjatë ciklit të periodave më duhet të vesh një palë pantallona të vjetra për të parandaluar rrjedhjen e gjakut” shprehet Chapman.
Kelly Donaldson është një vullnetare pranë bankës ushqimore dhe të ndihmës së shpejtë. Ajo shprehet si më poshtë:
“Kemi hasur vajza që vijnë e furnizohen me këto produkte. Ato shprehen se gjatë ditëve të ciklit ndonjëherë detyrohen të lënë dhe shkollën pasi nuk kanë lines ose produkte higjienike”.
Shoqata të ndryshme bamirëse dhe qeveria skoceze po punojnë ngushtësisht për zgjidhjen e kësaj problematike sociale./k.m/
Burimi: BBC