Konferencë ndërkombëtare, kushtuar të drejtave të grave dhe barazisë gjinore
Në Mitrovicë ka filluar punimet konferenca ndërkombëtare kushtuar të drejtave të grave dhe barazisë gjinore, me pjesëmarrjen e panelistëve ndërkombëtarë, njohës të çështjeve të kësaj fushe, deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, aktiviste dhe njohëse të kësaj çështjeje nga Kosova dhe rajoni.
Ditën e parë të punimeve në panelin e udhëhequr nga Julia Ward, eurodeputete, është diskutuar për mundësitë sociale, juridike e normat shoqërore për prezantimin e gruas në kuvendin nacional apo ndërkombëtar.
Në panelin e dytë, të udhëhequr nga Modi Ntambve, është diskutuar për krijimin e rrethanave dhe kushteve për realizimin e të drejtave ekonomike dhe sociale.
Temë e diskutimeve gjatë ditës, në panelin tjetër ishte barazia gjinore dhe realizimi i të drejtave ekonomike dhe juridike të gruas. Konferenca monitorohet nga Gratë aktiviste të angazhuara në Kombet e Bashkuara, Organizata për mbrojtjen e grave nga dhuna në luftë dhe organizatat të tjera me seli në Bruksel dhe barazinë gjinore në Kosovë.
Pas zhvillimit të punimeve të ditës së parë, pjesëmarrësit e Konferencës, kanë vizituar Muzeun e kristaleve. Në ditën e dytë të punimeve të Konferencës, tema për të cilën do të diskutohet është dhuna gjinore, mbrojtja e të drejtave të grave, trajtimi i viktimave të luftës etj./A.A.