Komediani francez bën gjest seksist në një emision televiziv
Një komedian francez ngriti fundin e një këngëtareje franceze teksa të dy ishin të ftuar në një emision televiziv. Këngëtarja ishte duke u intervistuar nga moderatori i emisionit teksa komediani Lauren Baffie në karrigen ngjitur bën këtë gjest. Gjesti i la të ftuarit disi të shokuar dhe këngëtaren të sikletosur kurse komediani argumentoi se e bën këtë për audiencën, për klikime.
‘’Kemi nevojë të tregojmë pak seks’’ thotë ai teksa kryen këtë gjest jo etik.
Në fillim moderator i emisionit nuk mori qëndrim për këtë gjest kurse më vonë u përpoq ta ndalonte komedianin. Ky i fundit e përsëriti sërish këtë gjest gjatë emisionit. Tekstualisht biseda në studio zhvillohet si më poshtë:
Moderatori : ‘’Oh Zot Laurent! Ajo është dhe mama e re….’’
Këngëtarja: ‘’Dua të them se po e toleroj pasi është Laurent dhë është mik i vjetër (e largon komedianin)’’.
Emisioni mori komente kritizuese menjëherë pas asaj puntate televizive. Përpos tyre Autoriteti rregullator për Etikën në Mediat audio-vizive nisi një investigim për të gjykuar nëse incidenti përbën një dhunim të normave etike të nënshkruara nga kanali televiziv.
Një javë pas gjurulldirave komediani doli publikisht për të kërkuar falje. ‘’Fillimisht kërkoj falje pasi bëra diçka që nuk është fort e hijshme. Unë preka fundin e një gruaje dhe kjo nuk është mirë ’’. Më pas komediani e satirizon situatën duke thënë se vizitoi një psikolog për këtë.Por më vonë ai rikërkon falje me një ton më serioz.
Enti rregullator për etikën e mediave televizive ka marrë shumë ankimime në 12 muajt e fundit ku janë hasur 5 incidente të ngjashme të seksizmit në emisione televizive. /k.m/
Më poshtë gjendet fragmenti i shkëputur nga emisioni i plotë: