Klubi i Parë i Leximit Feminist në Kosovë
Deri më tani janë organizuar shumë takime, konferenca dhe debate të natyrave të ndryshme por asnjëherë më parë nuk është organizuar diçka e tillë sikurse Klubi i Leximit Feminist.
Derisa mendohej për të gjetur një mënyre që është më e qasshme drejt barazisë gjinore, diskutimi dhe analizimi i librave në kontekst gjinor më qëllim që të promovojë feminizmin në një mënyrë të veçantë deri më sot, duke e trajtuar atë prej perspektivës së letërsisë shqiptare, dhe risjellës në vëmendje të problematikave që kanë trajtuar këto libra, gjë që është shumë aktuale edhe sot.
Themeluesja e këtij klubi Rreze Abdullahu, është shprehur se “Të qenit feminist në Kosovë, është vërtetë sfidë, dhe njerëzit në përgjithësi e kanë vështirë ta pranojnë feminizmin si diçka normale dhe përherë ka tendenca që feminizmi të zhvendoset prej konturave të barazisë gjinore drejt superioritetit të grave. Klubi i leximit feminist ka për qëllim që të promovojë feminizmin si e drejtë njerëzore dhe duke sjellë vëmendje tek librat e letërsisë shqiptare nga një analize gjinore”.
Ky klub për herë të parë është mbajtur me 8 mars të këtij viti dhe organizatoret për analizë kishin zgjedhur librin “Sikur t’isha djalë” të Haki Stërmillit. Veçantia e këtij takimi ishte se edhe pas 70 vitesh nga kur libri është sjellë për lexuesit, ende vazhdon të jetë aktual. Ky takim kishte katër paneliste të profesionalizuara të cilat bënë analiza të ndryshme dhe shumë cilësore ndaj librit. Ketë grup e përbënin: Valbona Bajrami, Ardiana Shala- Prishtina, Edona Salaj dhe Fortuna Sheremeti.
Nga kritika ky organizim është vlerësuar shumë lartë dhe njëkohësisht vlen të përmendet se kishte një interesim shumë të madh të pjesëmarrësve në ketë takim.
Paneli i rradhës do të bëhet me 22 prill në ditën botërore të librit. Libri i cili do të trajtohet është “Besniku” i autorit Rexhai Surroi dhe mysafiret e këtij paneli do të jenë të profileve të ndryshme./A.A.