Kiko Arguello thotë në Dita e Familjes: vrasja e bashkëshorteve është faji i grave sepse nuk i duan më burrat e tyre(Video)
Kiko Arguello, themelues i ecjes neokatekumenale, foli nga skena e Dita e Familjes të shtunën, në 20 qershor në Romë, duke shkaktuar pakënaqësi dhe reagime në Vatikan.
Por ajo që nuk ishte vënë re deri më tani, është fakti që Arguello gjatë lutjes së tij të gjatë dha interpretimin e vet të vrasjes së grave duke analizuar arsyet që mund të shtyjnë një burrë për të vrarë gruan dhe fëmijët e tij: sepse një burrë “ushqehet nga dashuria e gruas së tij”, kur gruaja e braktis atë, “lëvizja e tij e parë është vrasja e saj” sepse “përjeton të mos jetë i dashuruar dhe mos dashuria është ferr.”
Nga minuta e 10-të e videos së mëposhtëme, këto janë fjalët e Arguello i cili duartrokitet shpesh nga mijëra njerëz në San Giovanni gjatë demonstratave kundër bashkimit civil dhe “teorisë gjinore”:
“Ka shumë raste të tilla (vrasjet e grave, etj), thonë se kjo lloj dhune është shkaktuar nga dualiteti mashkull-femër, por për ne nuk është kështu. Ky burrë (i referohet një rasti krimi në Zvicër, ku Matthias Schepp rrëmbeu vajzat e tij dhe pastaj vrau veten) vrau vajzat për një tjetër arsye. Nëse ky burrë është ateist askush nuk i referohet si një person, ka vetëm një grua që i jep atij një rol:”Ti je burri im” dhe kështu ai ushqehet nga dashuria e gruas së tij.
Por nëse gruaja e braktis dhe shkon me një grua tjetër (por jo në rastin e Matthias Schepp), ky burrë mund të bëjë një zbulim të paimagjinueshëm, sepse kjo grua i heq faktin e të qënit i dashuruar, dhe kur ai përjeton faktin e të mos qënit i dashur, atëherë është ferr. Ky burrë ndjen një vdekje brenda, kaq të thellë aq sa gjesti i parë është për ta vrarë atë dhe gjesti i dytë, sepse dhimbja që ndjen është mistike dhe e tmerrshme, bie në një vrimë të zezë të përjetshme dhe pastaj mendon: “Si mund ta bëj gruan time të kuptojë dëmin që më ka shkaktuar? ” Atëherë ai vret fëmijët. Sepse ferri ekziston. Sociologët nuk janë të krishterë dhe nuk e dinë antropologjinë e krishterë, problemi është se ne nuk mund të jetojmë pa u dashur fillimisht nga familja jonë, pastaj miqtë në shkollë, pastaj nga e fejuara dhe në fund nga gruaja jonë.”/www.huffingtonpost.it