Keto foto tregojnë se sa i bezdisshëm është seksizmi i përditshëm
Një seri me foto goditëse tregon seksizmin me të cilin gratë përballen në jetën e tyre të përditshme.
“Kufijtë,” nga artistja dhe fotografja Allaire Bartel, është një simbolizim vizual i të drejtës së meshkujve në jetën e përditshme të grave.
“Në këtë seri ju do të shihni një grua, një profesioniste të re, të paraqitur në situata të përditshme rutinë,” shpjegon website i Bartel. “Koncepti i të drejtës mashkullore përfaqësohet nga krahë dhe duar mashkullore që kryejnë një shumëllojshmëri veprimesh që janë të bezdisshme për trupin dhe jetën e saj. Në çdo situatë ajo mban një shprehi boshe, një zgjedhje vizuale e cila tregon se sa të kushtëzuara ne gratë jemi bërë për ta pranuar këtë atmosferë si të justifikuar dhe madje normale.”
Bartel e prodhoi këtë seri përmes Programit të Këshillimit të Aleancës për Fotografët e Rinj të vitit 2014, duke punuar me modelen e saj për të nxjerrë situatat ku ato janë ndjerë të shtypura apo të veçuara për shkak të gjinisë së tyre.
“Çdo foto në seri, edhe pse jo një kopje e saktë e një ngjarjeje, është modeluar për të përfaqësuar një situatë në të cilën, unë vetë ose modelja, kemi përjetuar seksizmin apo ngacmimin,” tha Bartel për The Huffington Post.
Disa nga fotot mund ti gjeni më poshtë.
Marrë nga: www.huffingtonpost.com