Këtë verë billboard-et e New York do të shfaqin artin feminist në vend të reklamave
Është e vështirë të mos ndeshësh banera me reklama teksa je duke shëtitur në rrugët e New York-ut. Imazhe të modeleve të patinuara, të kuruara të cilat shfrytëzojnë pasigurinë e këmbësorëve për pamjen e tyre të jashtme duke i hipnotizuar këta të fundit drejt blerjes së këtyre produkteve.
Duke filluar nga 26 qershori disa prej këtyre billboard-eve do të heqin dorë nga promovimi tradicional duke iu lënë hapësirë artit feminist. Iniciativa verore e quajtur “ The Future is Female” është ndërmarrë nga organizata jo-qeveritare “SaveArtSpace” e cila shpeshherë transformon hapësirat promocionale të reklamave në qoshe për artin publik.
“SaveArtSpace”, e bashkëthemeluar prej Justin Aversano dhe Travis Rix ka për qëllim të transformojë qytetin e New York-ut në një galeri urbane duke inspiruar gjeneratën e re të artistëve. Përmes një serie ekspozitash në New York, Los Angeles dhe Miami, Aversano dhe Rix do imponojnë këto billboarde që të lirojnë pak hapësirë për art, duke ftuar të gjithë qytetarët që të testojnë dhe integrojnë artin si pjesë të rutinës së tyre të përditshme.
Dhe kjo ekspozitë përfshin shumë artiste femra dhe tematika “pikante”.
“Jemi të ngulitur në një shoqëri konsumeriste, ndaj dëshiroj të kemi më shumë art sesa reklama dhe promocione në hapësirat publike, art që do të ushqejë shpirtin tonë dhe të na stimulojë për të menduar” shprehet Marie Tomanova, një prej 5 grave kuratore të këtij programi.
“Teksa po përzgjidhja punimet për “The Future is Female” po kërkoja për punime komplementare, që manifestojnë të gjitha tipologjitë e gruas” vazhdon ajo vijën e saj logjike.
Një prej artisteve pjesëmarrëse është Elise Pterson, me punimin “ Grace takon Matisse” ku gërshetohet figura ikonike e modeles Grace Jones me pikturën e Henri Matisse të vitit 1910 “ Kërcimi”. Në qendër të valles në form unazore është trupi i Grace Jones, duke e kontrastuar trupin me ngjyrë e zeshkan të saj me trupat e bardhë të valltarëve.
“Përmes kësaj iniciative ne kemi në dore më në fund një mundësi për të treguar punën e disa grave që eksplorojnë dhe krijojnë narracionin e feminitetit në shtresa dhe këndvështrime të ndryshme duke sfiduar stereotipet e masmedias dhe portretizimet e grave, të cilat personalisht i perceptoj shumë të limituara” shprehet Tomanova.
“Ekspozita ofron mundësi për publikun e gjerë që të ndeshet me artin në hapësirat publike, dhe ndryshon dhe diskursin e diskutimit nga cfarë grave iu mungon në cfarë gratë mund të bëjnë. Është një mesazh i rëndësishëm, I transmetuar nëpërmjet aksesit të radikalizuar ( ke akses për ta parë kudo këtë art) me shpresën se do të formëzojë mënyrën se si vajzat e reja e shohin raportin e tyre me qytetin dhe veten”/k.m/
Burimi: Huffingtonpost.