Këshillat e ‘vyera’ të këshilltares martesore iraniane
Televizioni shtetëror iranian ka kërkuar falje pasi ka marë në intervistë një këshilltare martesash, e cila u dha grave disa këshilla ‘të vyera’ për mirëfunksionimin e martesave të tyre.
‘Ekspertja’ i këshilloi gratë në teokracinë islame që një pasdite të premteje të fusin këmbët e bashkëshortëve të tyre në një legen, ndërsa ai qetësohet në divan.
‘Ngadalë bëjini një masazh këmbësh, pastaj fshijani këmbët, dhe tani pjesa më e bukur: ‘Puthini këmbët e tij,’ tha ajo, duke shtuar se demonstrimi i dashurisë do të lehtësojë stresin, parandalojë iktuset dhe infarktet dhe do ta ‘karikonte’ burrin për një muaj .
Ajo shtoi, sipas Radio Free Europe: “Edhe nëse burri juaj është i droguar, apo ju rreh – thjesht bëjeni këtë dhe do të shihni një mrekulli në jetën tuaj”.
Vërejtjet skandaloze, të transmetuara në provincën Yazd, çuan në një apologji të lëshuar të martën nga agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA.
Zyrtarët premtuan ‘planifikim dhe vëmendje më të madhe në shpërndarjen e përmbajtjeve’ pasi pranuan se ‘komente të fragmentuara’ kishin çuar në ankesa të shumëfishta.
Kërkimi i faljes erdhi pasi shumë iranianë përdorën mediat sociale për t’iu kundërvënë këshillës.
Negin Lajevardi, ishte e habitur që vërejtjet ishin ‘aq të këqija’ saqë detyruan transmetuesin të kërkonte ndjesë, një gjë e rrallë në Iranin autoritar.
Ajo shtoi se programi ishte “i tmerrshëm”.
Gazetari Isa Saharkhiz, i cili është burgosur për kritikën e tij ndaj regjimit islamik, tallet me të ashtuquajturat këshilla martesore të ekspertes.
Krahas një klipi të transmetimit, ai shkroi: ‘Nëse dëshironi që burri juaj të jetë energji për një muaj, ndiqni këshillën e ekspertes’./A.A.