Kërkuesi kryesor i Eksoplanet, mban vendin e punës pavarësisht ngacmimeve seksuale
Një nga kërkuesit kryesore të Eksoplanet në botë, Geoff Marcy i Universitetit të Kalifornisë, Berkeley, ka shkelur politikat e ngacmimit seksual të institucionit të tij për gjatë një seri incidentesh që përfshin studente nga viti 2001 deri në vitin 2010. Por universiteti do ta pezullojë ose shkarkojë atë – vetëm nëse ai e bën përsëri këtë gjë.
Marcy është një nga kërkuesit kryesorë në Kepler ku ndodhet teleskopi i NASA-s në hapësirë, ai është përgjegjës për zbulimin e gati 2,000 eksoplaneteve të njohura sot, dhe është nominuar për çmimin Nobel për punën e tij në këtë fushë.
Të premten BuzzFeed News zbuloi akuzat nga katër gra me të cilat Marcy vazhdimisht ishte angazhuar në sjellje të papërshtatshme fizike, duke hapur një hetim në Berkeley.
“Hetimi u mbyll me përfundimin se Profesor Marcy ka shkelur politikën e ngacmimeve seksuale të kampusit,” tha universiteti në një deklaratë të dhënë për NewScientist. Marcy tashmë ka rënë dakord që të “pajtohet me pritshmëritë e qarta lidhur me ndërveprimet e tij të ardhshme me studentet,” thoshte deklarata. “Nëse ai do të dështojë për të përmbushur këto pritshmëri, termat e marrëveshjes parashikojnë që ai do të jetë menjëherë subjekt i sanksioneve që mund të përfshijnë pezullimin ose shkarkimin e tij.”
Sjellje të padëshirueshme
“Ndërsa unë nuk pajtohem me çdo ankesë që është bërë, është e qartë se sjellja ime ishte e padëshirueshme nga disa gra,” tha Marcy në deklaratën e tij, postuar në internet. “Unë marr përgjegjësi të plotë dhe e quaj veten plotësisht të përgjegjshëm për veprimet e mia dhe për ndikimin që ato kishin. Për këtë dhe për gratë e prekura, unë sinqerisht kërkoj falje.”
Por disa në komunitetin e astronomisë mendojnë se Marcy nuk ka qenë mjaftueshëm i sanksionuar për sjelljen e tij. “Veprimet e papërshtatshme të Geoff drejt dhe rreth grave në astronomi është një nga ‘sekretet e hapura’ më të mëdha në çdo takim të AAS [Shoqatës Astronomike Amerikane], “tha John Johnson i Universitetit të Harvardit, një ish-student i Marcy-t, në një blog. “Rrjetet ‘nëntokësore’ të grave ja kalojnë informacionin në lidhje me Geoff shkencëtareve më të reja në një përpjekje për ti mbajtur ato të sigurta.”
Ai dhe të tjerë kanë filluar një peticion online për të mbështetur viktimat e Marcy, i cili në kohën e publikimit kishte marrë më shumë se 1.700 firma./A.A