Kënga e Lady Gaga mbi përdhunimin dhe pasojat e tij
Këngëtarja 29-vjeçare regjistroi këngën me The Hunting Ground, një dokumentar i vitit 2015 për përdhunimet në konviktet e universiteteve në SHBA. Drejtuar nga regjizorja e Twilight, Catherine Hardwicke, videoja emocionale bardhë e zi portretizon tri incidente të veçanta të dhunimit në konvikte të ndryshme, dhe efektin që ka mbi viktimat.
“Videoja në vijim përmban përmbajtje grafike që mund të jenë emocionalisht tronditëse, por reflekton realitetin e asaj që po ndodh çdo ditë në universitete”, lexon një shënim në fillim të videos.
Një pjesë e të ardhurave nga shitja e këngës do t’i dhurohen organizatave që ndihmojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale.
Dhjetorin e kaluar gjatë një interviste me Howard Stern në emisionin e tij SiriusXM, Gaga tregoi se edhe ajo ishte përdhunuar në moshën 19 vjeçare.
“Unë përjetova disa gjëra të tmerrshme, dhe tani jam në gjendje të qesh, sepse kam bërë shumë terapi mendore, fizike dhe emocionale për tu shëruar gjatë viteve,” tha ajo. “Muzika ka qenë e mrekullueshme për mua. Por në një moment , isha fantazma e asaj që kam qenë më parë. Nuk isha vetvetja.”
Këto kohë, ajo po bën pjesën e saj për të përhapur ndërgjegjësimin në lidhje me këtë çështje. Në qershor, ajo dhe guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, u bashkuan për një editorial në mbështetje të një projekt-ligji që ata besojnë se mund të ndihmojë të ulë incidencën e sulmeve seksuale në universitete.
“Gjasa që studentë të universiteteve nuk po marrin ndihmën dhe mbështetjen që ata meritojnë të copëton zemrën, dhe të dish që grabitqarët seksualë lihen të lirë për të sulmuar përsëri është kriminele”, shkruan ata të dy./A.A.