Kanceri i gjirit nga këndvështrimi i bijës së një pacienteje
Përmes një statusi në facebook, Fiori Dardha, ish prezantuesja e “Fiks Fare” ka dhënë një mesazh për të gjitha gratë shqiptare. Meqënëse muaji tetor është muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, ajo është shprehur se sa i rëndësishëm është egzaminimi dhe kontrollet peridike të vajzave dhe grave për të parandaluar këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është shumë më i thjeshtë të luftohet nëse kapet në fazat e para të tij. Para disa ditësh Fiori dha lajmin e mirë që nëna e saj e fitoi betejën kundër kësaj sëmundje. Ju urojmë fat Fiori dhe shpresojmë që fjalët e tua të dëgjohen nga sa më shumë gra. Më poshtë lexoni statusin e saj të plotë:
E njoh mirë këtë dreq sëmundje!
E di mirë se si të rrënon, jo vetëm fizikisht!
E njoh vuajtjen që të shkakton!
E di se si ta turbullon jetën!
E di se si të shëmbet bota!
Kam mësuar përmendësh ekzaminimet, protokollin e mjekimit, llojet e kimioterapisë, seancat e radioterapisë, intensitetin e dhimbjeve, pafuqinë që ndjen gjatë terapisë, stresin që përjeton!
Njoh “shijen” e lotëve që shkakton kjo DREQ sëmundje!
Kur e ke në shtëpi nuk është më sëmundje e një personi, është vuajtje e gjithë familjes!
Duhet forcë e madhe për ta përballuar!
Ta konstatosh në kohë kancerin e gjirit është fitorja më e madhe!
MOS I NEGLIZHONI KONTROLLET!
Kujdesuni për jetët tuaja!
Tetori është muaji i luftës ndaj kancerit te gjirit!/A.A.