Kabineti i kryeministrit do te drejtohet per here te pare nga nje femer
Kryeministri i zgjedhur Edi Rama prezantoi drejtoreshen e kabinetit të kryeministrit të ri që do të jetë Vali Bizhga. është hera e parë që ky kabinet do të drejtohet nga një femër. është një post i rëndësishëm dhe gjithmonë i ështe besuar një burri, por duket se kjo do të ndryshojë, pas emërimit të Vali Bizhgës, e cila do të fillojë punën në shtator bashkë me qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Qeveria e re është vlerësuar edhe për numrin e grave të emëruara ministre, janë më shumë se çdo herë tjetër. Ngelet vetëm që gratë të tregojnë se munden të drejtojnë.