Justin Trudeau e sjell feminizmin edhe në shtëpi
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka qenë prej kohësh një rol model për politikanët e tjerë për sa i përket përqafimit të feminizmit si një mjet për të drejtuar vendin. Por Trudeau nuk flet për feminizmin vetëm në punën e tij si kryeministër. Ai gjithashtu i mëson parimet feministe edhe në shtëpi.
Në një intervistë me Vox, Trudeau, tha se ai beson se është e rëndësishme të flasë për çështjet sociale dhe të barazisë me fëmijët e tij herët në jetë.
Trudeau tha se ai bënte biseda me fëmijët e tij për të drejtat LGBTQ, stigmës së sëmundjeve mendore, dallimet ekonomike dhe pabarazisë gjinore. Ai kujton një herë kur ju desh të ndërhynte me një diskutim të ashpër rreth gjinisë me vajzën e tij Ella-Grace.
Që nga fillimi i mandatit të tij, Trudeau ka theksuar rëndësinë e barazisë gjinore në Kanada dhe tha se parimet e feminizmit do të drejtojnë politikat e tij. Fjalët e tij nuk i mori era: Ai krijoi një qeveri të balancuar gjinore në vitin 2015.
Kur e pyetën se pse e bëri këtë, ai u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë:
“Sepse është viti 2015”, tha ai.
Ekipi i Trudeau ka kërkuar gra për udhëheqje të cilët ata besonin se duhet të dilnin si kandidate. Ai ka punuar që atëherë për ti mbajtur gratë në udhëheqje dhe është përpjekur për ta bërë balancën punë-jetë një mundësi për ligjvënësit dhe të mbajë barazi në politikën kanadeze./A.A.