Jam 20 vjeç dhe jam nga Korea e Veriut
Miss Kim është 20 vjeç. Ajo jeton në Pyongyang, në Kore të Veriut. Ajo studion Anglisht. E para e klasës, ajo ishte me fat që erdhi me mua, gjatë udhëtimit tim të 6-të në Kore të Veriut si një ndihmëse udhëzuese. Ajo nuk ishte larguar kurrë nga Pyongyang. Kjo ishte një mundësi unike për të, për të vizituar vendin e saj dhe të fliste me një të huaj. Ajo ishte e turpshme në fillim, por u bë mjaft llafazane në ditët në vazhdim, dhe më përshkroi jetën e përditshme të të rinjve Koreano Veriorë, pa e kaluar ndonjëherë vijën e Partisë …
Biseda të vogla mes miqsh të cilët nuk do të takohen përsëri …
-E njeh Michael Jackson?
-Kam dëgjuar për të, po.
-Po Lady Gaga?
– Nuk e di se kush është ai, jo …
-Pse nuk vjen në vendin tuaj muzika pop angleze apo amerikane?
-Z. Eric, për shkak se nuk është ajo që ne na pëlqen të dëgjojmë … Por ne njohim Mozart, Bach dhe
Beethoven!
-Pse djemtë dhe vajzat nuk kërcejnë asnjëherë bashkë?
-Ata janë të turpshëm, ju kërceni me vajza që nuk i njihni Z. Eric?
-Çfarë konsiderohet e bukur në Korenë e Veriut?
-Z. Eric, një grua duhet të ketë sy të mëdhenj, një hundë të lartë, një gojë të vogël dhe një lëkurë të bardhë, dhe nuk duhet të jetë e dobët. Gratë në Korenë e Veriut janë me të vërtetë lule të bukura.
-A u duket i bukur Kim Jong Un grave?
-Z. Eric, kjo është një pyetje e tmershme.
-Askush nuk i lyen flokët në Korenë e Veriut?
-Jo. Ne duhet të respektojmë rregulloren e prerjeve të flokëve, kemi shumë zgjedhje!
-Por a nuk d popshiron ti presësh flokësh si të pëlqejnë?
-Jo, Kjo është gjëja e fundit që na shqetëson.
-A e njeh modën e fundit në Europë?
-Jo, Z. Eric.
Të rinjtë blejnë xhinse të cilat kanë vrima.
-Vrima?
-Po, ata blejnë xhinse të ngrëna ose të shqyera.
-Nuk e besoj Z. Eric, ju po bëni shaka.
-Kush është personi më i pasur në Korenë e Veriut?
-Ne jemi të gjithë të barabartë Z. Eric.
-A ke parë ndonjëherë një film amerikan?
– Po Z. Eric, kam parë «Gladiator» në Universitetin tim!
-Të pëlqeu?
-Po, por disa skena ishin të turpshme.
– Cilat?
– Skenat ku shiej një çift së bashku …
-Pse nuk i japin biçikletës gratë në Pyonggyang?
-Sepse është e rrezikshme dhe nuk ju bëhen këmbë të bukura.
-Atëherë pse të gjitha gratë në fshat i japin biçikletës?
-Sepse nuk kanë shumë mundësi zgjedhje në fshat …
-Pse i japin njerëzve doreza plastike kur hanë hamburger nëpër fast food-e?
-Z. Eric, kjo ndodh për shkak se nuk jemi mësuar ende të bëhemi pis kur hamë.
– Është e vërtetë se Kim Jong Il krijoi hamburgerin?
-Po, është! Në vitin 2009!
-Çfarë Ndodh nëse një grua mbetet shtatzënë por nuk është e martuar? Mbahet fëmija?
-Kjo nuk ndodh asnjëherë
-Po por, nuk i dihet … aksidentalisht …
-Nuk ndodh asnjëherë
– Si trajtohet AIDS në Korenë e Veriut?
-Ne nuk kemi AIDS këtu Z. Eric.
-Zero?
-Zero./A.A.