Ja pse feminizmi nuk quhet ‘humanizëm’
Nëse ju është dashur ndonjëherë të shpjegoni se pse feminizmi nuk është quajtur “humanizëm” (ose në qoftë se jeni vetë pak konfuzë), vlogeri Steve Shives është këtu për të përmbledhur arsyet në pesë minuta.
Shives, një vloger për kanalin e YouTube Klubi i Mëngjesit, përdor një shenjë të metrosë së LA që shoku i tij e postoi në Facebook e cila kërkon i kërkon pasagjerëve të “respektojnë gratë pasagjere”, që të mos ju ngulin sytë, të mos masturbohen, të mos ndjekin gratë dhe të mos angazhohen në çdo lloj prekje të padëshiruar, në mënyrë që të thotë diçka të rëndësishme në lidhje me feminizmin.
Kur një komentues në Facebook pyeti se pse tabela thotë që të respektohen gratë pasagjere dhe jo të gjithë pasagjerët, Shives e përdor këtë për të krahasuar pyetjen e komentuesit në të njëjtin debat humanistë vs feministë.
“Arsyeja pse quhet feminizëm ndërkohë që avokojmë për barazi gjinore është për shkak se femrat janë gjinia që është e paprivilegjuar”, thotë Shives në videon e tij si përgjigje. “Ju arrini barazi gjinore duke avokuar për të drejtat e gjinisë së paprivilegjuar.”
Ndërsa Shives thekson se jo vetëm burrat (dhe sigurisht jo të gjithë burrat) masturbojnë haptazi në metro ose bëjnë pasagjerët e tjerë të ndjehen të pasigurt, është përgjithësisht burrat që ja bëjnë këto gjëra grave. “Kjo është natyra e problemit që tabela ka për qëllim të adresojë”, thotë ai.
Shives paralelizon lëvizjen feministe dhe lëvizjen e të drejtave të gejve, duke na kujtuar se ne nuk luftojmë për barazinë e gejve sepse “ne mendojmë se gejtë meritojnë të jenë më mirë se heteroseksualët”, por për shkak se “gejtë janë në pozicion inferior dhe ne duam që ata të arrijnë barazinë. Ja se si arrihet barazia”, thotë Shives./A.A.