Islanda bëhet shteti i parë në botë që detyron bizneset të ofrojnë paga të barabarta mes punonjësve
Shteti nordik ka ndërmarrë iniciativën që brenda vitit 2022 të ketë implementuar ligjin për paga të barabarta. Në ditën botërore të gruas, Islanda u bë shteti i parë në botë që i shtyn kompanitë të ofrojnë paga të barabarta për të gjithë punonjësit e tyre, pavarësisht gjinisë, etnisë apo nacionalitetit.
Qeveria islandeze ka shpallur një ligj ku kërkohet që çdo kompani me më shumë se 25 veta në staf të demonstrojë një çertifikatë ku dëftohen pagat e barabarta.
Islanda nuk është shteti i parë që prezanton një skemë të tillë – Zvicra e ka po ashtu një strategji të tillë, sikurse edhe shteti federativ Minnesota në Amerikë – por Islanda është e para që po e kthen këtë skemë në detyrim ligjor.
Ministri i Çështjeve Sociale dhe Barazisë për Islandën, Thorsteinn Viglundsson, u shpreh se ka ardhur koha për të bërë diçka radikale në lidhje me këtë çështje sociale.
“Të drejtat e barabarta janë të drejta humane. Ne duhet të sigurojmë që burrave dhe grave iu ofrohen mundësi të njëjta në tregun e punës. Është përgjegjësia jonë për të ndërmarrë çdo masë për ta arritur atë”.
Në tetor të 2016, mijëra punonjëse gra dolën nga vendet e tyre të punës në formë proteste për pagat jo të barabarta me punonjësit meshkuj.
Ky shtet është shpallur për 8 vite rresht si shteti më i mirë në botë për barazinë gjinore nga Forumi Ekonomik Botëror. Pavarësisht kësaj, gratë ende fitojnë 14-18% më pak sesa meshkujt në mesataren e përgjithshme./k.m/
Burimi: THE INDEPENDENT