Ish-e dashura e R. Kelly-t thotë se ai ka trajnuar një vajzë 14 vjeçare si ‘kafshën’ e tij seksuale
Kelly po përballet me akuza të reja për sjellje të pahijshme seksuale në një dokumentar të ri të BBC-së – i fundit i një serie të gjatë pretendimesh abuzimi seksual kundër këngëtarit R & B.
Dokumentari, “R Kelly: Seks, Vajza dhe Videokaseta”, që u transmetua të mërkurën, përfshin disa njerëz që akuzojnë Kelly-n për sjellje grabitqare. Karriera muzikore e Kelly-t ka qenë relativisht e padëmtuar nga akuzat e mëparshme, por dokumentari ngre mundësinë që ai më në fund mund të përballet me pasojat e lëvizjes Me Too.
Ish-e dashura e tij, Kitti Jones thotë në film se këngëtari e detyroi atë dhe gra të tjera të bëjnë seks me të në një “birucë seksi”. Ajo gjithashtu tha se Kelly, emri i së cilit është Robert Kelly, trajnoi dhe mësoi një vajzë të mitur që të ishte “kafsha” e tij e seksuale.
“Unë u njoha me një nga vajzat [në ‘birucë’] që ai më tha se e kishte ‘trajnuar’ që kur ishte 14 vjeç, ato ishin fjalët e tij,” tha Jones, sipas The Guardian. “Pashë që ajo ishte e veshur si unë, se thoshte gjërat që unë thosha dhe sjelljet e saj ishin si të miat. Aty e kuptova se ai më kishte zbutur për tu bërë një prej kafshëve të tij. Ai i quan kafshët e tij.”
Jones, një DJ në një radio që ka qenë me Kelly-n për dy vjet duke filluar nga viti 2011, tha se këngëtari një herë e detyroi gruan e paidentifikuar “të zvarritej në dysheme drejt meje dhe të kryente seks oral tek unë, dhe ai tha:” Kjo është kafsha ime, unë e kam trajnuar. Ajo do të të mësojë se si të jesh me mua.” Guardian raportoi se mosha e gruas në kohën e takimit nuk dihet.
Lovell Jones, një bashkëpunëtor i Kelly’t, thotë në dokumentar se “simpatia për vajzat e reja” e këngëtarit ishte “diçka e ditur”. Ai tha se Kelly e kishte udhëzuar atë të gjente vajza që “dukeshin të reja” për festat pas shfaqjeve.
Kelly i ka mohuar më parë akuzat për abuzim seksual dhe fizik.
Pretendimet për sjellje të pahijshme seksuale datojnë të paktën që nga viti 1994, kur dyshohet se u martua me këngëtaren Aaliyah, e cila atëherë ishte 15 vjeç duke falsifikuar dokumentet e saj. Në vitin 2008, ai u lirua nga akuzat për pornografi fëmijësh, ku një video tregonte se po kryente marrëdhënie seksuale dhe urinonte mbi një vajzë 14 vjeçare. Kelly thuhet se ka bërë marëveshje jashtë gjykatës me gra të shumta, duke përfshirë një grua që e akuzoi atë se kishin kryer marrëdhënie seksuale kur ajo ishte vetëm 15 vjeç.
Kitti Jones, në intervistat e vitit të kaluar, përshkroi që “kulti” i seksit të Kelly-t përfshin disa gra.
“Ai kontrollon çdo aspekt të jetës së tyre: duke diktuar çfarë të hanë, si të vishen, kur të lahen, kur të flenë dhe se si të angazhohen në takimet seksuale që ai regjistron”, shkroi shkrimtari i BuzzFeed, Jim DeRogatis.
Jones tha për Rolling Stone se Kelly e detyronte atë të “ngrihej dhe të përshëndeste babushin” sa herë që ai hynte në dhomë, e dhunonte fizikisht dhe e detyronte të ishte në situata seksuale të pakëndshme. Ajo përmendi incidentin në të cilin një grua tjetër u zvarrit drejt saj.
“Unë e kam trajnuar këtë bushtër. Kjo është kafsha ime,” citon ajo Kelly-n.
Pavarësisht akuzave të shumta, Kelly mbetet një njeri i famshëm i cili ka vazhduar të shesë bileta dhe të punojë me artistët më të mirë. Kelly, i përshkruar si këngëtari R & B më i suksesshëm i 30 viteve të fundit, ka shitur rreth 60 milionë albume./A.A.