Industria e modës dhe ekstremet e sëmura
Modelja e dobët Suedeze ka thënë se ajo është “shumë e madhe për industrinë” e modës. Ajo dënon industrinë ‘ si absurde’, pasi ajo konsiderohet si’ shumë e madhe’nga agjencitë që i kanë thënë 19-vjeçares se “ka prapanicë shumë të madhe’ dhe ‘ije shumë të gjera”
Modelja suedeze i përgjigjet industrisë së modës me një video në YouTube.
Agnes Hedengård po lufton për të gjetur punë si modele pasi ajo është “shumë e madhe”. Ajo është detyruar të largohet nga modelimi me kohë të plotë për shkak të kësaj. 19-vjeçarja ka një BMI(masë trupore) prej 17.5 – që klasifikohet si nënpeshë.
Adoleshentja përshkruan se si, edhe pse me një Masë Trupore prej vetëm 17.5(masatrupore normale është 18.5 – 24.9), agjencitë dhe klientët i thonë që të “vijë në formë”.
Duke treguar trupin e saj, adoleshentja shton: “Ata mendojnë se kjo është shumë e madhe. Ata mendojnë se prapanica ime është tepër e madhe, dhe ata mendojnë se ijet e mia janë shumë të gjera.”
“Sipas industrisë së modelimit, nuk mund të dukesh kështu. Duhet të jesh më e dobët.”
“Unë kam qenë në kontakt me agjenci të mëdha dhe klientë që me të vërtetë dëshirojnë të punojnë me mua, por sapo më marrin përmasat, historia ndryshon.”
Modelimi dhe industria e modës po shkojnë shumë larg në zgjedhjen e tyre të prototipeve femërorë. Është e tmerrshme të imagjinojmë që një person kaq i dobët të konsiderohet shumë i madh(i shëndoshë). Është thjesht çështje e kërkimit të imazhit për të kuptuar se industria e modës po shtyn kufijtë e trupave femërorë në një ekstrem të sëmurë./A.A.
https://www.youtube.com/watch?v=X2pdLyxYIps