I pret duart gruas sepse nuk i lind fëmijë
Një grua Keniane u sulmua nga burri i saj i cili i preu duart dhe i shkaktoi një plagë shumë të rëndë në kokë sepse “është jopjellore”.
Para incidentit, viktima, Jackline Mwende u përpoq të merrte këshilla për martesën e saj të keqe, por asaj i thanë atë që pothuajse çdo gruaje keniane në marrëdhënie abuzive mund ti thuhet, puno që të rregullosh martesën. Një pastor i tha gruas 28-vjeçare nga Kathama Village, që ta rregullojë martesën e saj duke shkuar në gjunjë. Znj. Mwende, duke ndjekur këshillën e njeriut të Perëndisë, qëndroi në atë marrëdhënie, pavarësisht se ka qenë viktimë e abuzimit për shumë kohë.
Ajo qëndroi në atë marrëdhënie deri sa burri i saj 34-vjeçar i quajtur Stephen Ngila Thenge i preu duart. Burri me sa duket i ka prerë duart të shoqes pas shtatë vitesh martesë me një thikë të madhe për shkak se bashkimi i tyre nuk ka prodhuar asnjë fëmijë. Ngila, po përballet me akuza për masakrimin e të dyja duarve të gruas së tij. Testet e fundit të zhvilluara nga një spital në Nairobi, gjithsesi, treguan se zonja Mwende ishte pjellore dhe e shëndetshme, por burri i saj kishte “probleme” riprodhuese dhe është jopjellor.
“Nuk mund të kuptoj pse ai më fajësonte mua, edhe pse ne kishim shkuar në spital vitin e kaluar dhe mjekët kishin thënë se ishte ai që kishte probleme, të cilat mund të korrigjoheshin.” Ajo tha se burri i saj refuzoi të ndjekë trajtimin.
Ai u zhvendos nga shtëpia jonë tre muaj më parë dhe u kthye të dielën (24 korrik) rreth orës 20:30. Kur hapa derën, ai tha se “sot është dita jote e fundit dhe filloi të më gjuante me Panga.”/A.A.