I detyronte me dhune te mbuloheshin me ferexhe, bashkeshortja dhe e bija ngrene padi
(Foto ilustruese)
“Bashkëshorti im më dhunon mua dhe vajzën time të mitur, ai kërkon që ne të mbulohemi dhe nuk na lejon të frekuentojmë ambjente publike pa lejen e tij”.
Kjo është një pjesë e padisë së një 30-vjeçareje e cila kërkon urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes në gjykatën e Tiranës.
Është bërë shkak festa e 7 marsit që nëna e dy fëmijëve me inicialet M.D, t’i thotë mjaft dhunës në familjen e saj dhe t’i drejtohet gjykatës për urdhër mbrojtjeje, pasi vajza e saj vetëm 11 vjeç kishte dalë pa lejen e të atit për të blerë lule për mësuesen.