Heronjtë e Ballkanit për vitin 2018/ Vasfije Krasniqi ndër të përmendurat

Për Ballkanin viti 2018 ishte një vit i mbushur me turbulenca dhe ngjarje intensive. Por pavarësisht ngjarjeve “të nxehta”, shumë gra dhe burra kanë ngritur zërin në shumë shoqëri të vendeve në Ballkan. Përgjatë rajonit kanë spikatur figura aktivistësh që kanë folur kundër padrejtësisë, abuzimeve me të drejtat e njeriut ose thjesht për një të ardhme më të mirë.
Bosnje-Hercegovinë/ Dy baballarë në zi bashkojnë forcat në protesta
Në 2018 në Bosnje-Hercegovinë dy baballarë në zi u bashkuan për të investiguar se çfarë ka ndodhur me djemtë e tyre të vrarë. Në muajin mars trupi i pajetë i 21 vjeçarit David Dragicevic u gjet në republikën Srpska, një zonë e dominuar nga Serbët. Trupi u gjet disa ditë pasi u raportua i zhdukur.
Sipas burimeve policore, djali ka humbur jetën si pasojë e një incidenti. Por babai i David, Davor nuk u bind nga raportimi i burimeve policore të cilat nuk bënin sens në shumë pjesë gjatë raportimit. Së bashku me bashkëshorten, Suzana ata zhvilluan një protestë në 26 mars në qendrën Banja Luka Krajina, duke u shprehur se besojnë që djali i tyre është vrarë dhe autoritetet po përpiqen të fshehin vrasjen.
Nëntë muaj pas vrasjes, me qindra njerëz ende mblidhen çdo ditë rreth orës 6 mbasdite në qendrën Krajina, e cila njihet tashmë me emrin “Qendra e David”. Një faqe në Facebook e dedikuar ndaj David ka rreth 262.000 anëtarë. Në prill rreth 10.000 persona morën pjesë në protesta ndërsa në tetor, në vigjilje të protestave për zgjedhjet parlamentare protesta arriti kulmin me rreth 40.000 demonstrues.
Partia udhëheqëse dhe lideri i saj shprehen se protestat janë politike, një akuzë që Davod Dragicevic e ka hedhur poshtë me ngulm. Në korrik Dragicevic ka udhëtuar drejt kryeqytetit boshnjak, Sarajevës në solidaritet me Muriz Memic, i cili po ashtu po kërkon drejtësi për djalin e tij, Dzenan që u largua nga jeta në shkurt 2017. Dzenan u shtrua në spital në Sarajevë në 8 shkurt 2016 me plaga të rënda në trup. Ai u largua një javë më vonë nga jeta.
Teksa brimet policore raportuan se Dzenan u plagos në një aksident, familja e tij e kontestoi këtë shpjegim duke thënë se kanë identifikuar një sërë parregullsish në çështje e ngritur për djalin e tyre.
Gratë kroate “thyejnë” heshtjen
Pas vitesh heshtjeje, me qindra gra kroate kanë folur publikisht rreth eksperiencave traumatike që kanë vuajtur gjatë lindjes në spitalet në vend, duke shënjestruar fenomenin e dhunës obstetrike. Kjo nxiti debatin në vend rreth dhunës obstetrike – mungesa e respektit, diskriminimi dhe abuzimi i ushtruar ndaj grave nga stafi mejkësor gjatë punës. Debati kulmoi me rrëfimin e deputetes kroate Ivana Nincevic Lesandric e cila foli hapur rreth eksperiencës së dhimbshme së lindjes me operacion, pa anestezi.
Katër vite më parë, organizata “Parents in Action: Roda (Stork)”, një organizatë që advokon për kushte dinjitoze për shtatzaninë, prindërimi dhe fëmijëria, publikuan iniciativën në rrjetet sociale të titulluar #BreaktheSilence.
Fjalimi i Nincevic motivoi Roda të nisi një fushatë tjetër me titullin #BreaktheSilence2018 duke i ftuar të gjitha gratë që kanë kaluar eksperienca të këqija në sistemin mjekësor kroat. Brenda 4 ditësh, Roda mori më shumë se 400 letra nga gra që kanë kaluar eksperienca traumatike nga dhuna obsetrike. Të gjitha letrat iu drejtuan Ministrisë së Shëndetësisë.
Flet për herë të parë një viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Vasfije Krasniqi Goodman u kthye në gruan e parë shqiptare nga Kosova që rrëfehet për herë të parë gjatë një interviste televizive rreth eksperiencës së saj si viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ajo ka folur edhe rreth përpjekes së dështuar për të kërkuar drejtësi në gjykatë.
Frika nga stigma sociale dhe refuzimi nga familjarët i shtyn me mijëra gra, që kanë qenë viktima të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, të vendosin të jetojnë në heshtje, disa prej tyre me probleme serioze shëndetësore të trashëguara nga trauma.
Por në tetor Krasniqi foli hapur duke u shndërruar në një figurë emblematike për feminizmin në Kosovë. Gjatë intervistës televizive Krasniqi rrëfeu se si ajo ishte marrë nga shtëpia e saj në Vushtrri në prill 1999 nga një polic serb gjatë luftës në Kosovë. Polici i kishte thënë se do duhej të shkonte në stacionin policor vetëm për të bërë një deklaratë.
https://www.youtube.com/watch?v=GqaPmLbpfyk
Ajo ishte vetëm 16 vjeçare kur polici serb e mori atë dhe e përdhunoi. “Në atë moment desha vetëm të vritem nga një plumb” shprehet Krasniqi. Pas orëve të tmerrit, ajo u përdhunua sërish nga një tjetër serb. Jovica Dejanovic dhe Djordje Bojkovic akuzohen për aktin e përdhunimit, por u liruan nga Gjykata Supreme në 2014. Pas bërjes publike të rastit, Gjykata Speciale Kosovare ka rinisur investigimin ndaj rastit të Krasniqit./k.m/
Burimi: BIRN