Harvey Weinstein dorëzohet në policinë e New York”për tu ballafaquar me akuzat për sulm seksual”
Manjati i Hollivudit, Harvey Weinstein është dorëzuar në polici në Nju Jork, ku pritet të përballet me akuza për sjellje të keqe seksuale.
Akuzat nuk janë shpallur, por mediat amerikane thonë se disa prej tyre mund të lidhen me akuzat e bëra nga aktorja Lucia Evans.
Dhjetra gra kanë ngritur akuza, duke përfshirë përdhunimin dhe sulmet seksuale, kundër 66 vjeçarit.Weinstein gjithmonë e ka mohuar seksin jo konsensual dhe kjo është hera e parë që ai është akuzuar.
Pretendimet nxitën lëvizjen #MeToo e cila kërkonte të demonstronte dhe të tërhiqte vëmendjen në përhapjen e abuzimit dhe ngacmimeve seksuale.
Dhjetëra gazetarë ishin në rajonin nr 1 të policisë në Manhatan, kur z. Weinstein u shfaq rreth orës 07:25 të orës lokale (11:25 GMT), i veshur sportiv dhe mbante një libër për regjisorin Elia Kazan.
Për çfarë do të akuzohet Weinstein?
Akuzat do të rrjedhin nga një hetim i bërë nga një juri e madhe e Manhatanit. Emrat e tyre nuk janë bërë ende zyrtarë dhe aktakuza varet nga avokati i qarkut Cyrus Vance.
New York Times raporton se disa nga akuzat lidhen me një pretendim të sjellë nga Lucia Evans.
Ajo përmendi akuzat e saj kundër z. Weinstein në një artikull në New Yorker në tetor të vitit të kaluar.
Nuk është e qartë nëse do të përballet me akuza të ngritura nga akuzuese të tjera.
Dihet se policia e Nju Jorkut ka qenë duke hetuar akuzat për përdhunim të bëra nga aktorja Paz de la Huerta.
Dhe këtë muaj producentja e Netflix Alexandra Canosa, paraqiti letrat ndaj gjykatës në Nju Jorkut duke pretenduar se z. Weinstein e ka përdhunuar, sulmuar seksualisht dhe e ka abuzuar me fjalë gjatë një periudhe pesëvjeçare.
Statuti i kufizimeve do të funksionojë në disa raste, por nuk mendohet të zbatohet në rastin e Evans. Edhe në qoftë se kufizimet zbatohen, një gjykatës mundet t’i thërrasë gratë për të dëshmuar që të vendosë një model sjelljeje, si në gjyqin e fundit të aktorit Bill Cosby.
Weinstein pritet të bëjë foton dhe ti merren shenjat e gishtave në stacionin e policisë. Times tha se ai më pas do të paditet nga Gjykata Penale e Manhatanit.
Kush tjetër e ka akuzuar Weinstein?
Manjati i Hollivudit është përballur me akuza për ngacmime dhe sulme seksuale nga dhjetëra gra. Disa kanë thënë që ka ndodhur edhe përdhunim.
Për çfarë e kanë akuzuar Weinstein?
Aktoret Kate Beckinsale, Lysette Anthony dhe Gwyneth Paltrow janë ndër personazhet e profilit të lartë që kanë folur.
Aktorja Ashley Judd po e padit producentin 66-vjeçar të Hollivudit, duke pretenduar se ai ka dëmtuar karrierën e saj pasi ajo refuzoi ngacmimet e tij seksuale.
Një nga rastet ishte në Nju Jork, ku modelja italiane Ambra Battilana e akuzoi z. Weinstein se e kishte prekur në pjesët intime në vitin 2015.
Hetuesit vendosën të mos e akuzojnë, megjithëse kishte një xhirim të z. Weinstein që pranonte se i kishte prekur gjinjtë e saj dhe zotohej të mos e bënte përsëri këtë gjë.
Prokurorët në Los Anxhelos po shqyrtojnë disa raste që përfshijnë akuza kundër Weinstein pas hetimeve të policisë.
Policia Metropolitane e Londrës po vlerëson gjithashtu një akuzë për abuzim seksual kundër z. Weinstein.
Çfarë ka ndodhur me producentin e filmave?
Këto pretendime e kanë copëtuar karrierën e tij.
Ai u pushua vitin e kaluar nga firma e tij e prodhimit Kompania Weinstein, e cila më vonë paraqiti falimentin.
Figurat kryesore të industrisë e kanë dënuar atë dhe organizata e Oscarëve e ka përjashtuar.
Si kanë reaguar njerëzit për lajmet e fundit?
Disa nga akuzueset e zotit Weinstein kanë dalë hapur dhe kanë folur për të mirëpritur akuzat e pashmangshme.
Aktorja Rose McGowan shkroi se disa gra kishin hequr dorë nga shpresa se ai do të mbante përgjegjësi.
Ajo tha: “Njëzet vjet më parë, u betova se do ta rregulloja këtë padrejtësi. Sot jemi një hap më afër drejtësisë”.
Çfarë ka frymëzuar çështja Weinstein?
Lëvizjen #MeToo kundër ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale e cila përfshiu Hollivudin vjeshtën e kaluar.
Çfarë ka ndryshuar #MeToo?
Pas një ftese nga aktorja Alyssa Milano në Twitter për ato që ishin ngacmuar ose sulmuar seksualisht që të përgjigjeshin me “Me Too”, ajo mori gjysmë milioni përgjigje në 24 orë.
Në janar, më shumë se 300 aktore, shkrimtare dhe regjizore nisën projektin Time’s Up, duke mbledhur 21 milion dollarë në vetëm një muaj për të financuar asistencën ligjore për njerëzit që vuajnë nga ngacmimet, abuzimet ose sulmet seksuale në punë./A.A.