Harvard anulon pjesën tjetër të sezonit të futbollit për burra, për shkak të ofendimeve seksule ndaj lojtareve femra
Universiteti i Harvardit pezulloi ekipin e futbollit për meshkuj, i cili ndodhej në vend të parë këtë të enjte, për gjithë pjesën tjetër të sezonit pasi ka zbuluar se komentet e vrazhda seksuale të lojtarëve për ekipin e femrave vazhdonte prej vitesh, raportoi Harvard Crimson.
Praktika online e burrave që i klasifikonin lojtaret gra sipas tërheqjes së tyre seksuale është zbuluar nga një dokument i vitit 2012, por u vu re që “ishte më i përhapur nëpër ekip dhe ka vazhduar përtej vitit 2012, duke përfshirë edhe vitin 2016”, ka thënë drejtori sportiv Robert L. Scalise në një email.
“Ekipi nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e mbetura dhe do të refuzojë çdo mundësi për të arritur në një kampionat Ivy League, ose të marrë pjesë në Turneun NCAA këtë vit,” shkroi ai.
Presidenti i Universitetit Drew Faust tha në një deklaratë se ajo ishte “shumë e shqetësuar” që “veprimet e tmerrshme” të ekipit të meshkujve ishin shumë më të përhapura, njoftoi ESPN të enjten natën.
“Vendimi për të anulluar një sezon është serioz dhe i rëndësishëm, dhe pasqyron pikëpamjen e Harvardit se si sjellja e ekipit, ashtu edhe fakti që nuk ishin të gatshëm kur u morën në pyetje fillimisht janë krejtësisht të papranueshme, nuk kanë vend në Harvard, dhe janë në kundërshtim me respektin reciprok që është një nga vlerat kryesore të komunitetit tonë”, ka shkruar Faust.
Crimson zbuloi javën e kaluar një “raport informues” nëntë faqësh që paraqiti komente vulgare të studentëve lojtarë në ekipin e futbollit të vitit 2012 për gra, shkruar nga anëtarët e ekipit të meshkujve. Fotot e grave u shoqëruan me një rezultat numerik për pamjen e tyre fizike dhe komente të tilla si, “Ajo duket relativisht e thjeshtë dhe ndoshta seksualisht pa papërvojë, kështu që kam vendosur se pozicioni i misionarit do të ishte pozicioni i saj i preferuar.”
Harvard ishte i pamposhtur në Ivy League dhe kishte një rekord të përgjithshëm të 10-3-2 me dy ndeshje të mbetura. The Boston Globe theksoi se ekipi do të siguronte një vend automatik në turneun e NCAA dhe një pjesë e titullit të Ivy League me një fitore kundër Columbia-s këtë të shtunë.
“Ne besojmë fuqimisht se ky veprim i menjëhershëm dhe i rëndësishëm, është absolutisht i nevojshëm në qoftë se duam të krijojmë një mjedis të mbështetjes reciproke, respektit dhe besimit midis studentëve tanë dhe ekipeve tona”, ka thënë drejtori sportiv./A.A