Grupi i dërgon kompanisë linesa, pasi ngacmoi punonjëset sepse menstruonin
Një grup po mbledh mbështetje online në shenjë proteste ndaj një kompanie indiane që detyroi punëtoret e saj femra të kontrollohen të zhveshura, pasi një produkt i higjienës personale u gjet në ambientet e saj.
Rreth 45 gra indiane – të gjithë punonjëse të Asma Rubber Private Limited të gjitha nën moshën 50 vjeçare – ju kërkua të hiqnin rrobat e tyre sepse do të kontrolloheshin nga dy mbikëqyrëse femra, pasi më 10 dhjetor në një nga banjat u gjet një tampon i përdorur.
Tani, një fushatë Facebooku e quajtur “Kodi i Kuq: Ju keni marrë një lines!” (Red Alert: You’ve got a napkin!”)- Nisur nga “Kiss of Love”, një grup kundër policisë morale në Indi – i është bashkuar korit të zemërimit kundër Asma Rubber Private Limited, dhe po tërheq vëmendje për mungesën e ndërgjegjësimit në lidhje me shëndetin riprodhues të grave në Indi, veçanërisht tabuve rreth menstruacioneve.
Grupi shkroi në Facebook:
“Ky nuk është një akt i rrallë. Mungesa e, lëre higjienës, por e paisjeve minimale sanitare është një çështje e rëndë me të cilin gratë përballen në baza ditore. Disa vende nuk lejojnë që punonjëset e tyre të shkojnë në tualet më shumë se dy herë gjatë orarit të tyre të punës. Rastet e raportuara kohët e fundit në lidhje me diskriminimin nga ana e punonjësve të KSRTC drejt grave me ‘ndoshta’ menstruacione është një tjetër shembull i këtij lloji që akuzon gratë si ‘ndotëse’ dhe ‘infektuese’ të vendeve publike dhe herë pas here, hapësirave të shenjta përmes pranisë së tyre. Protesto kundër këtij akti çnjerëzor! ”
Fushata ” Kodi i Kuq: Ju keni marrë një lines!” u kërkoi mbështetësve të dërgonin linesa të përdorur apo të papërdorur në zyrat e Asma Rubber Private Limited si shenjë proteste për veprimet e saj. Disa njerëz kanë postuar foto të linesave që kanë dërguar:
Siç ka raportuar BBC News, tabutë mund të çojnë në mite të dëmshme rreth grave që janë me menstruacione – që janë të papastra, të ndyra ose edhe të mallkuara. Për më tepër, Bloomberg raportoi se tabutë rreth shëndetit seksual dhe produkteve higjienike në Indi është provuar se janë një pengesë e madhe në parandalimin e grave nga qasja në arsimim dhe në rritjen e potencialit të tyre ekonomik. Një nxënëse 15-vjeçare indiane i tha BBC se ajo nuk shkon në shkollë kur është me menstruacione, sepse ndihet “e zënë ngushtë, e zemëruar dhe shumë e pisët.”
Sipas një studimi të AC Nielsen, 12 për qind e femrave në Indi të cilat kanë arritur moshën e menstruacioneve, përdorin linesa. Shumica e grave duhet të përdorë alternativa të pasigurta dhe johigjienike, si rroba, hi, etj.
Më 27 dhjetor, pas një kërkese nga grupi i avokimit të Kerala Women’s Komision, policia në Indi hapi një çështje kundër Asma Rubber Private Limited në lidhje me këtë incident.
Marrë nga: huffingtonpost.com