Gruaja që lufton ekstremizmin duke hapur mundësi pune
Në vitin 2011, vendi i vogël në veri të Afrikës e Tunizisë u bë një fener i shpresës për Lindjen e Mesme. Kjo ishte vendlindja e Pranverës Arabe, dhe tunizianët, 11-milion njerëz të fortë, u mblodhën së bashku për të rrëzuar me sukses një diktaturë relativisht paqësore.
Leila Ben Gacem, 46 vjeç, ishte një nga miliona tunizianë që dolën në rrugë në shenjë proteste gjatë revolucionit arab. Është një kohë që ajo e kujton me dashuri, kur vendi ishte i bashkuar dhe me shpresë se ndryshimi do të vijë. “Ishte e magjishme, por edhe e frikshme. Shumica prej nesh ishin super të entuziasmuar dhe super të frikësuar, ishte sikur krejt papritur vendosëm që nuk do të kishim më frikë, do të ngrinim zërin për atë që është e gabuar, “tha ajo.
Pesë vjet më vonë tunizianët po tensionohen gjithnjë e më shumë nga premtimet e paplotësuara të qeverisë pas revolucionit. Terrorizmi mbetet një kërcënim serioz, varfëria është në rritje, dhe disa vlerësime sugjerojnë se gati 40 për qind e tunizianëve nuk mund të gjejnë punë. Më parë gjatë këtij viti, trazira të dhunshme përfshinë vendin, kur një njeri i papunë kreu vetëvrasje pasi i ishte refuzuar një punë në qeveri. Tunizia gjithashtu ka eksportuar më shumë luftëtarë të huaj në Irak dhe Siri se çdo vend tjetër. Sipas Grupit SOUFAN me bazë në SHBA, i cili ndjek luftëtarët e huaj, rreth 6,000 njerëz janë rekrutuar nga Tunizia. “Ne kemi njerëz të cilëve u ka ardhur në majë të hundës jeta e tyre në Tunizi, gjendja ekonomike, shteti tunizian dhe shoqëria tuniziane në tërësi,” tha Youssef Cherif, një analist politik i cili ishte pjesë e Pranverës Arabe.
Gacem është tani një nga shumë sipërmarrësit e vendosur për të ringjallur ekonominë e vështirë të Tunizisë dhe të kundërshtrojë radikalizmin duke ofruar mundësi punësimi. Kryeqyteti, Tunis, është quajtur ” Lugina e silikonit të Afrikës” dhe ka parë kohët e fundit një kthim të diasporës tuniziane. Shumë prej tyre kanë nisur biznese të reja, krijojnë evente ‘brainstorming ‘dhe drejtojnë iniciativa të reja, me një qëllim të përbashkët, për të riparuar Tunizinë dhe të risjellin shpresën në vend.
Kompania e Gacem, Blue Fish, punëson artizanë të rinj, stilues dhe artistë për të krijuar produkte moderne me një ndërthurrje tradicionale. Një nga projektet e saj aktualë fokusohet në mbrojtjen e Medinës, një lagje historike në kryeqytetin e Tunisit, ku vendasit mund të shesin çdo gjë, nga vajrat esenciale tek bizhuteritë. Ajo punon ngushtë me krijuesit e këpucëve dhe kapeleve që të sjellin produktet e tyre, këpucë dhe kapele tradicionale në treg. “Ka aq shumë kulturë dhe trashëgimi për të cilat nuk është investuar si një mundësi ekonomike. Ky ishte qëllimi për të punuar me artizanë dhe të shikojmë se si puna e tyre mund të jetë më e qëndrueshme”, tha ajo.
Tunizia është varur gjatë në industrinë e turizmit për të krijuar vende pune dhe për të nxitur rritjen. Vendi ka shumë për tu ofruar turistëve, nga një kryeqytet aktiv tek plazhet me rërë të bardhë. Por pas revolucionit dhe një vargu sulmesh terroriste në vitin 2015 që vranë mbi 60 turistë, industria e turizmit në Tunizi është goditur rëndë, duke kontribuar në problemin kronik të papunësisë në vend. “Përpara revolucionit, qeveria … inkurajimi, dielli, plazhi, turizmi. Kjo krijoi shumë vende pune, por ata na lanë me hotelet që lanë pas tyre për njerëzit e tyre “, tha Gacem.
Vizioni i Gacem është se duke hapur dyert për mundësi ekonomike, ajo do të bëjë më shumë se thjeshtë të krijojë vende pune. Qëllimi i saj është të rivendosë krenarinë në trashëgiminë tuniziane dhe më e rëndësishmja, të nxisë shpresë mes tunizianëve të cilëve u ka ardhur në majë të hundës me vendin e tyre.
“Unë pashë ndikimin që puna ka në përmirësimin e jetesës së tyre. Humori i tyre, ndjenja e tyre e sipërmarrjes në krijimin e produkteve të reja dhe krijimin e tregjeve të reja tërheqëse, në krijimin e vendeve të punës. Edhe në qoftë se kjo është vetëm në nivel mikro, ka ka një ndikim të madh mbi të ardhurat e njerëzve dhe shoqërisë. “/A.A.