Gruaja Irakiane më e kërkuar nga ISIS, tregon mizoritë e grupit ekstremist
Vian Dakheel Saeed është quajtur gruaja më e kërkuar nga ISIS. Një anëtare e parlamentit irakian, ajo është një avokate e ashpër për njerëzit e saj, pakica etnike Yazidi të cilët janë përdhunuar, rrëmbyer, dhe masakruar sistematikisht nga militantët e ISIS.
Duke folur në Samitin Botëror të Grave në Nju Jork të enjten, Saeed tha se ajo nuk ka frikë për jetën e saj. “Unë nuk kam rëndësi,” tha ajo. “Unë nuk po mendoj për jetën time.” Ajo që është më e rëndësishme, është se vajza nëntë-vjeçare po përdhunohen nga militantët. “Kur mendoj për këtë, mendoj se jeta ime nuk është asgjë.”
Forcat e ISIS sulmuan territorin Yazidi rreth malit Sinjar në Irakun veriperëndimor gushtin e kaluar, duke therur mijëra dhe duke marrë mijëra të tjerë në robëri. Qindra mijëra njerëz janë zhvendosur. Gratë dhe vajzat e reja janë shitur si skllave seksi. “Çdo gjë ka ndodhur vetëm sepse ata janë Yazidi, vetëm sepse i përkasin një feje të ndryshme,” tha Saeed.
Motra e Saeed, Delan Dakheel Saeed, një mjeke që punon me refugjatët dhe viktimat, foli gjithashtu në samit, duke treguar historinë rrënqethëse të një viktime. “Një grua e re mu lut që të transmetoj një histori që ajo e ka dëshmuar në një nga shtëpitë ku është mbajtur,” tha ajo. Dëshmitarja përshkroi një vajzë nëntë-vjeçare e cila ishte marrë nga shtëpia e saj. “Luftëtarët eISIS i vranë të atin në oborrin e shtëpisë së tyre para syve të saj. Ata morën nëntë-vjeçaren dhe nënën e saj dhe i mbajtën në një prej shtëpive të tyre. Çdo mëngjes, luftëtarë të ISIS hynin dhe zgjidhnin se cilën vajzë do të përdhunonin atë mëngjes. Imagjinoni të jeni duke pritur çdo mëngjes dhe duke shpresuar se nuk do të jeni ju ajo që do të përdhunohet. ”
Një mëngjes, një burrë zgjodhi nëntë-vjeçaren. “Nëna u çmend, dhe ata i dogjën duart,” tha ajo. “Ajo filloi të bërtiste, dhe në atë kohë, ata e qëlluan në kokë, përpara gjithë vajzave të tjera. Ata e lanë atje në gjakun e saj.”
Delan tha se ajo kishte adoptuar një vajzë 15-vjeçare e cila ishte shitur më shumë se 20 herë si një skllave seksi. “Herën e fundit ajo ishte shitur për 1 dollar. Sa herë që ajo ishte shitur, burrat që e kanë blerë, e kanë përdhunuar gjashtë, shtatë herë, pastaj janë lodhur prej saj, “tha ajo. “Ajo është e bukur dhe shumë e zgjuar. Ëndrra e saj është që të mbarojë shkollën e mjekësisë. Unë po e ndihmoj që ëndrra e saj të bëhet realoitet. Dhe i premtoj asaj se do të vazhdoj të kujdesem për të derisa nëna e saj, e cila është ende e rrëmbyer, të kthehet tek ajo. Ne kemi një marrëveshje që ajo do të më quajë mua ‘mami’, derisa nëna e saj të kthehet.”
Verveer tha, “Gjithë kjo çështja e dhunës seksuale dhe konfliktit, po përdoret si një taktikë strategjike e luftës. Ne kemi ndaluar armët biologjike dhe kimike, dhe në njëfarë mënyre dhuna seksuale është disi ‘normale’ apo e pritshme. Por nuk ka asgjë normale rreth saj. Ajo është e tmerrshme dhe e papritur. Ne kemi nevojë që të sigurohemi që në politikat që po miratohen dhe rolet që luhen nga qeveria, implikimet gjinore të kenë përparësi”.
Për mw shumë klikoni: nytlive.nytimes.com