Gruaja e detyron të kërkojë falje në video pasi ai e sulmon seksualisht
Të shtunën në mbrëmje, Azmina thotë se ishte duke ecur në rrugë me të dashurin e saj në qendër të Londrës, kur një burrë kaloi aty pranë dhe e qëlloi me grusht në vaginë.
Në një postim në Facebook që është bërë viral që atëherë, Azmina (e cila preferon të përdorë vetëm emrin e saj për anonimitet) thotë se ajo i bërtiti sulmuesit të saj, u ballafaqua me të, dhe i tha atij se ajo që bëri nuk ishte në rregull. Ai ishte agresiv në fillim, duke iu afruar të dashurit të saj sikur të donte të zihej, kështu që ajo thirri policinë por pa dobi. Edhe kur ai vazhdoi ta injoronte atë në lidhje me sulmin, ajo e ndoqi, duke i kërkuar atij llogari se pse e sulmoi seksualisht.
“Ndoshta sepse ai mendoi se nuk do të ketë pasoja?” Azmina, e cila punon si aktiviste për të drejtat e grave, ka shkruar në Facebook. “Se unë do të heshtja dhe ta lija fare? A mos ndodhi kjo për shkak se isha një grua e re? Sepse jam një grua me lëkurë të errët? Mos mendoi se nuk ishte problem, meqë unë kisha veshur taka? Ai u përgjigj se kjo ndodhi për shkak se “unë isha tërheqëse dhe ai ishte i dehur.”
Kur ai e kuptoi se gjendja ishte e rëndë dhe se ajo nuk do të hiqte dorë, ai kërkoi falje. Por kjo nuk mjaftoi. Ajo nxorri telefonin e saj dhe e detyroi atë të thotë emrin e tij, të pranonte atë që bëri, dhe të kërkonte falje në video.
Në video, djali duke lëvizur, duke folur me gabime, pranon “ajo që bëra ishte krejtësisht e gabuar”, që “të godita në vend intim.”
Videoja që atëherë është parë më shumë se 44.000 herë në Facebook./A.A.
Videon mund ta shihni këtu: facebook.com