Gruaja britanike, e cila thotë se u përdhunua nga disa burra, arrestohet me akuzën ‘seks jashtëmartesor’ në Dubai
Një turiste britanike është arrestuar dhe akuzuar me “seks jashtëmartesor” i cili është i jashteligjshëm në Dubai, pasi i ka thënë policisë se ishte përdhunuar nga një grup burrash.
Gruaja 25-vjeçare, e cila nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, ishte me pushime në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ajo thotë se u sulmua nga dy burra britanikë muajin e kaluar.
Kur raportoi përdhunimin në stacionin e policisë, ajo thuhet se u arrestua për shkeljen e ligjeve të Emirateve ndaj seksit jashtëmartesor, ndërsa dhunuesit e saj janë kthyer në shtëpi në Britani të Madhe.
Grupi i fushatës Detained in Dubai(Të mbajtur me forcë në Dubai)me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, tha se ajo është liruar me kusht, por i është konfiskuar pasaporta, që do të thotë se ajo nuk mund të largohet nga vendi, dhe mund të përballet me gjyq për vepra të cilat dënohen, duke përfshirë burgun, deportimin, rrahjen me kamzhik dhe gjuajtja me gurë deri në vdekje.
Grupi është në kontakt me familjen e gruas, të cilët pretendojnë se të dy burrat e kanë përdhunuar me rradhë ndërsa kanë filmuar përdhunimin në një hotel.
“Ata i kanë marrë pasaportën. Ajo po qëndron me një familje angleze, por ajo është absolutisht e tmerruar “, tha një mik i familjes për The Sun.
“Ajo shkoi në polici si viktimë e një prej sprovave më të këqia të imagjinueshme, por po trajtohet si të ishte ajo kriminelja.”
Radha Stirling, themeluese dhe drejtoreshë e Detained in Dubai, tha se rasti është një shembull “jashtëzakonisht shqetësues” i abuzimeve që ndodhin prej një kohe të gjatë në atë resort.
“Policia rregullisht nuk arrin të dallojë diferencën midis marrëdhënieve konsensuale dhe përdhunimeve të dhunshme,” shtoi ajo. “Viktimat shkojnë tek ata duke menduar se do të kenë drejtësi, por përfundojnë duke u ndjekur penalisht. Ata jo vetëm bëjnë të pavlefshëm viktimizimin e tyre, ata në të vërtetë i ndëshkojnë ato për këtë arsye.”
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha për The Independent se ishte në dijeni të çështjes dhe po jepnin mbështetje për gruan dhe të afërmit e saj, si dhe ishin në kontakt me autoritetet lokale.
Këshilla e tij për udhëtime në Emiratet e Bashkuara Arabe, thotë se të gjitha marrëdhëniet seksuale jashtë martese konsiderohen të jashtëligjshme, sido qoftë marrëdhënia e një çifti në shtëpi, duke përfshirë seksin homoseksual dhe martesat brenda të njëjtit seks.
“Është kundër ligjit të jetoni së bashku, ose të ndani të njëjtën dhomë hoteli, me dikë të seksit tjetër me të cilin ju nuk jeni të martuar apo të mos keni lidhje të ngushta(farefisnore),” thotë këshillimi.
Ligjet, të cilët gjithashtu mund të burgosin gratë e pamartuara shtatzëna dhe partnerët e tyre, janë përdorur për të kriminalizuar viktimat e përdhunimit, duke përfshirë gra nga Norvegjia dhe Australia, dhe disa viktima të mëparshme britanike.
Barra e provës së kërkuar për përdhunim nën interpretimin e ligjit të sheriatit të Emirateve të Bashkuara Arabe – një rrëfim nga përdhunuesi ose deklarata dëshmie nga katër burra të rritur – do të thotë se rastet që arrijnë në gjykatë anojnë shumë në favor të të pandehurit dhe shpesh anulohen ose u kthehen kundër vetë viktimës, duke e ndjekur penalisht atë..
Aktivistët thonë se punëtoret emigrante femra goditen veçanërisht rëndë nga ligjet, me historitë e tyre që rrallë tërheqin vëmendjen e publikut apo protesta të mbledhura me rastet nga Perëndimorët.
Znj. Stirling tha se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një histori të gjatë të penalizimit të viktimave të përdhunimit. “Ne jemi përfshirë në disa raste në të kaluarën kur kjo ka ndodhur, dhe punojmë me avokatët dhe familjet dhe kemi bërë fushatë për të ndryshuar qëndrimet në polici dhe gjyqësor,” shtoi ajo.
“Rasti i tmerrshëm në fjalë tregon se ende nuk ka siguri për viktimat që ti raportojnë këto krime në polici pa rrezikun e vuajtjes së një dënimi të dyfishtë.”/A.A.