Gratë siriane bien pre e shfrytëzimit seksual nga punonjësit e organizatave bamirëse
Kombet e Bashkuara dhe bamirësitë për ndihmë u goditën sot nga një stuhi skandalesh mbi abuzimin e pretenduar të grave dhe vajzave në Sirinë jugore.
Ata u ballafaquan me pohime se burra lokalë që ndajnë ndihma në emër të tyre për familje të uritura në shtetin e shkatërruar nga lufta, kërkonin seks në këmbim të ushqimit.
Vejushat dhe të divorcuarat u konsideruan veçanërisht të prekshme nga ky shfrytëzim tronditës.
Abuzimi i pretenduar thuhet se ka filluar vite më parë, por ende vazhdon, pavarësisht paralajmërimeve se po ndodhte.
Një punëtore e ndihmës, Danielle Spencer, pohoi se ishte bërë një sy i verbër ndaj shfrytëzimit seksual në mënyrë që të vazhdonte të jepej ndihmë për komunitetet që vuanin në luftën civile siriane.
Ajo tha për BBC: “Shfrytëzimi seksual dhe abuzimi i grave dhe vajzave është injoruar, është ditur për të dhe është injoruar për shtatë vjet”.
Ajo pretendoi: “Diku është marrë një vendim se është në rregull që trupat e grave të vazhdojnë të përdoren, abuzohen, dhunohen në mënyrë që të dorëzohet ndihmë për një grup më të madh njerëzish”.
Abuzimet janë përshkruar në një raport të kohëve të fundit mbi dhunën me bazë gjinore, të quajtur Zërat nga Siria 2018, nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë.
“Në diskutimet e grupeve të fokusit nga guvernatorë të ndryshëm në Siri, janë dhënë shembuj të grave apo vajzave që martohen me zyrtarë për një periudhë të shkurtër kohore për ‘shërbime seksuale’ për të marrë ushqim, shpërndarësit kërkojnë numrat e telefonit të grave dhe vajzave, duke i shoqëruar nëpër shtëpitë e tyre ‘për të marrë diçka në këmbim’ ose duke shpërndarë ‘në këmbim të një vizite në shtëpinë e saj ‘ose’ në këmbim të shërbimeve, të tilla si kalimi i një nate me to’.
“Gratë dhe vajzat ‘pa mbrojtës meshkuj’, si vejushat dhe të divorcuarat, si dhe personat e zhvendosur brenda vendit, u konsideruan veçanërisht të ekspozuara ndaj shfrytëzimit seksual”.
Gratë dhe vajzat shpesh kanë refuzuar të shkonin në qendrat e shpërndarjes pa një mashkull “chaperone” dhe të tjerat nuk do të shkonin fare, sepse do të supozohej se kishin ofruar seks për të marrë ushqim.
“Disa gra kanë hequr dorë nga ndihma për shkak të trajtimit provokues që marrin nga shpërndarësit”, shtoi ajo.
Raportet e shfrytëzimit seksual në Siri thuhet se u diskutuan në një takim të agjencive të OKB-së dhe organizimit të ndihmës në një takim në kryeqytetin Jordanian Amman në korrik të vitit 2015, pas të cilit disa procedura thuhet se janë shtrënguar por viktimat mbeten ende të paafta për t’i vërtetuar fjalët e tyre siç duhet.
Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar tha se nuk ishte në dijeni për asnjë rast të këtij lloj abuzimi seksual që përfshinte ndihmën Britanike.
“Ka mekanizma tashmë të ngritura për çështje të abuzimit dhe shfrytëzimit,” tha departamenti.
“Partnerët e DfID në Siri përdorin monitorues të palëve të treta për të verifikuar ndihmën e Britanisë së Madhe të shpërndarë në Siri”.
Sekretari i Jashtëm Boris Xhonson theksoi: “Penny Mordaunt (Sekretarja Ndërkombëtare e Zhvillimit) dhe unë jemi absolutisht të përkushtuar ndaj një qasjeje me tolerancë zero.
“Ne nuk do të mbështesim agjenci që angazhohen në këto aktivitete”.
Pretendimet ndjekin skandalin e prostitucionit të Haitit i cili ka përfshirë Oxfam dhe pretendimet për sjellje të keqe seksuale në organizata të tjera ndihmash./A.A.