Gratë në Indi po veshin maska me fytyrën e lopës në shenjë proteste kundër seksizmit
Në Indi, viktimat e përdhunimit rrallëherë marrin drejtësinë e merituar.Por keqtrajtimi i lopës, kafshës së shenjtë për indianët ndëshkohet rëndë.
Një projekt fotografik po ngre pyetjen: A është më e sigurt të jesh kafsha e shenjtë në Indi se sa të jesh grua?
Sujatro Ghosh, një artist feminist po inkurajon vajzat që të veshin maskën në formës e lopës në shenjë proteste për standartet e dyfishta që ekzistojnë për vajzat në vendlindjen e tij.
Dhuna seksuale ndaj grave është kthyer në një problem madhor dhe shqetësues në Indi, ku dhjetëra raste të përdhunimit janë regjistruar dhe mbuluar në media. Më famëkeqi prej tyre ai i përdhunimit në grup dhe vdekjes pas këtij akti barbar të studentes për mjekësi Jyoti Singh në një autobus në Delhi në Dhjetor 2012.
Në 2015 rreth 29% e përdhunimeve u dënuan, sipas të dhënave nga policia e Dehlit. Vetëm 12 % e meshkujve të akuzuar për përdhunim u dënuan.
Cështja e dhunës seksuale nuk është unike në Indi sipas një studimi statistikor nga Amerika. Por për artistin Ghosh si dhe shumë aktiviste gra, ironia qëndron në faktin se në Indi ti vritesh nëse lëndon një lopë.
“Jam I trazuar nga fakti se në vendin tim, lopët konsiderohen më të rëndësisshme sesa një grua, kërkon më shumë kohë për një grua të përdhunuar që të fitojë drejtësi sesa për një lopë që e konsiderojnë kafshë me sakrilegj”, shprehet Ghosh për BBC.
Dhjetëra shtete në Indi e dënojnë therjen e lopës, të cilat konsiderohen të shenjta nga shumë besimtarë hindu.
Në dy vitet e fundit, dhjetëra njerëz janë vrarë për shkak se kanë lënduar një lopë. Për Ghosh dhe shumë aktivistë të tjerë, histeria kolektive ndaj këtyre fenomene nuk ndodh kur viktima është një grua.
Për ta theksuar fenomenin Ghosh fotografoi gra që kanë veshur këto maska me fytyrën e lopës dhe i ka postuar në rrjetin social Instagram të shoqëruar me dixhitura nga vajzat.
“Të paktën nëse unë bëj shëtitje nëpër rrugë me një maskë lope, shanset që të ngacmohem do të jenë më të pakta” thotë Nicole, një prej vajzave të fotografuara.
/k.m/