Gratë me aftësi të kufizuar, një ndër grupet më të margjinalizuar në shoqëri

Dhuna kundrejt grave dhe vajzave mbetet një nga dhunimet e të drejtave të njeriut më sistematike dhe më të përhapura në botë. Kjo dhunë i ka rrënjët në strukturat sociale dhe i kalon kufinjtë gjeografikë, ekonomikë, social etj, dhe përbën një pengesë për ti dhënë fund barazisë gjinore dhe diskriminimit me bazë gjinore.
Shtetet kanë obligimin për të siguruar se vajzat dhe gratë nuk bien viktimë e dhunës. Mirëpo nëse bëjmë një krahasim me gratë me aftësi të kufizuar, kjo e dyta si kategori është e ekspozuar më shumë ndaj fenomenit të dhunës. Si shpjegohet kjo?
Sipas OKB, gratë me aftësi të kufizuar ekspozohen ndaj dhunës në nivele më të larta, më shpesh, për një periudhë më të gjatë, në më shumë mënyra, nga më shumë agresorë dhe probabiliteti që ta raportojnë dhunën është shumë më i ulët. Edhe pse problematika është e qartë, programet dhe shërbimet për gratë me aftësi të kufizuar vijojnë të jenë të ulëta.
Në botë 1 në 5 gra mendohet se ka një lloj forme paaftësie (disability). Shërbime efektive për kategorinë e grave me aftësi të kufizuar janë:
– të hartuarit të politikave që përfshijnë dhe gratë me aftësi të kufizuar që kanë përjetuar një formë dhune,
– të rritet ndërgjegjësimi në opinionin publik rreth dhunës ndaj grave me aftësi të kufizuar, për të ndihmuar gratë që të identifikojnë format e dhunës që ndeshin si dhe mënyrat se si mund ti raportojnë,
– një rekomandim që duhet implementuar urgjentisht është dhe pajisja me rampa të mjediseve të shërbimit publik.
/k.m/