Google përkujton Maya Angelou, aktivistja për të drejtat e grave me ngjyrë
Foto: Google
Shkrimtarja Maya Angelou (1928-2014) jetoi një jetë të jashtëzakonshme dhe sot do të ishte 90 vjetori i saj. Logoja e gjigandit të kërkimit “Google” i ka dedikuar në këtë ditë në logon e tij imazhin e shkrimtares afro-amerikane. Gjithashtu 4 prill 2018 daton me 50 vjetorin e vrasjes së Martin Luther King në SHBA.
Angelou e njihte Dr. King dhe e ndihmoi për të organizuar “Koncertin për Lirinë” në 1960. Ajo ishte një figurë emblematike në lëvizjen për të drejtat e grave si dhe për barazinë gjinore. Ajo njihet më së shumti për novelën autobiografike “I know why the caged bird sings” të publikuar në 1969, një vit pas vdekjes tragjike të Dr. King.
Jeta e Angelou është e mbushur me peripecira. Lindur me emrin Marguerite Annie Johnson në St. Louis, Misuri, ajo kaloi që e vogël traumën e të qenurit e ngacmuar seksualisht nga i dashuri i mamasë së saj. Për të kaluar traumën, ajo vendosi ti dedikohet leximit të librave dhe ra në dashuri me letërsinë. Nëpërmjet letërsisë ajo gjeti guximin për të rigjetur zërin dhe të tejkalojë traumën.
Ajo jetoi në Ghana, u bë mikeshë e mirë me Billie Holiday, Malcolm X dhe James Baldwin, drejtoi një film dhe ishte poetja e parë që prej Robert Frost që lexonte një poemë teksa presidenti Bill Klinton përbetohej në Shtëpinë e Bardhë në 1992. Ajo arriti famë në publikun e gjerë pas publikimit të poemës “Unë e di pse zogjtë e burgosur këndojnë”. Pena e saj letrare u kthye në zërin e grave me ngjyrë dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre./k.m/
Burimi: Time