Gloria Steinem: ‘E mësova feminizmin nga gratë me ngjyrë’
Ikona feministe Gloria Steinem flet në lidhje me rolin që gratë me ngjyrë kanë luajtur në lëvizjen feministe dhe në vetë edukimin e saj feminist.
Në një intervistë të dhjetorit për Bust, Steinem foli sinqerisht për klasifikimin e feminizmit si lëvizje “e klasës së mesme të bardhë”. Për Steinem, feminizmi ka pasur gjithmonë lidhje me ndërthurjen.
“Asgjë në këtë vend nuk i ka shpëtuar racizmit, seksizmit dhe klasizmit, nuk është se dikush mund të përjashtohet nga këto ndikime,” tha Steinem.
“Por, në përvojën time, lëvizja e grave ishte më pak subjekt për to se për çdo grup tjetër të madh në të cilin unë kam qenë pjesë. Ne të gjithë kemi përvoja të ndryshme, dhe kjo ndoshta nuk ishte e vërtetë për të gjithë, por unë e kam mësuar feminizmin në mënyrë disproporcionale nga gratë me ngjyrë.”
Aktivistja 81-vjeçare ka folur me sinqeritet edhe në të kaluarën për rolin kyç që gratë e zeza dhe gratë e tjera me ngjyrë kanë luajtur në çështjen feministe. Vitin e kaluar, ajo ka deklaruar se ndihet sikur gratë e zeza “shpikën lëvizjen feministe.”
Njohja që Steinem i dha rëndësisë së grave me ngjyrë dhe queer në feminizëm është e rëndësishme. Edhe pse debati vazhdon për mënyrat në të cilat “feminizmi i bardhë” vazhdon të komplikojë ndërthurjet, kjo është një kujtesë se gratë e bardha dhe gratë me ngjyrë gjithmonë do të kenë shumë për të mësuar nga njëra-tjetra./A.A.