Ndryshime të rëndësishme vinë nga Pakistani përsa i përket dhunës me bazë gjinore dhe përgjigjen ndaj saj.
Kryetari i Gjykatës së Lartë në vend deklaroi ditën e djeshme për mediat se do të krijohen mbi 1000 gjykata të posaçme për rastet e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
Gjykatat e posaçme do tu japin viktimave mundësi për të folur pa frikën e hakmarrjes.
Numri i gjykatabe tê reja pritet të jetë 1016, të paktën nga 1 për çdo zonë administrative në vend.
Vendimi vjen si përjigje e raporteve ndërkombëtare, qê e cilësojnë Pakistanin si një nga vendet më pak të sigurta për gratë.
Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, në një raport të publikuar në nëntor të vitit 2018, ka vlerësuar se në Pakistan ka shkallë të lartë të dhunës ndaj grave, përfshirë: përdhunime, vrasje në emër të nderit, sulme me acid, martesa të detyrueshme dhe martesa të fëmijëve.
Ndërsa në një sondazh botëror të kryer vitin e kaluar nga Fondacioni Thomson Reuters, Pakistani renditet si vendi i gjashtë më i rrezikshëm për gratë. Përpara tij vijnë: India, Afganistani, Siria, Somalia dhe Arabia Saudite.