Gjykata Kushtetuese Turke anulon dispozitën e abuzimit seksual të fëmijëve
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të anulojë një dispozitë që dënon të gjitha aktet seksuale ndaj fëmijëve nën moshën 15 vjeç si “abuzim seksual”, duke nxitur zemërim nga akademikë dhe aktivistë të të drejtave të grave të cilët paralajmërojnë se vendimi do të çojë në raste të abuzimit të fëmijëve që kalojnë pa u ndëshkuar.
Gjykata Kushtetuese e diskutoi çështjen në bazë të kërkesës nga gjykata e rrethit, e cila u ankua se ligji aktual nuk diskriminon mes grupmoshave në rastet e abuzimit seksual të fëmijëve dhe trajton një 14-vjeçar si të barabartë me një katër-vjeçar.
Gjykata e rrethit tha se ligji nuk parashikon pasoja juridike për “pëlqimin” e viktimave në rastet kur fëmija viktimë është nga 12 deri në 15 vjeç dhe në gjendje të kuptojë se çfarë është akti seksual. “Kjo krijon një çekuilibër midis përfitimeve ligjore dhe sanksioneve që duhen ruajtur në krim dhe dënim”, deklaroi aplikimi.
Me shtatë vota kundër gjashtë votave, Gjykata Kushtetuese ra dakord me gjykatën e rrethit dhe ka vendosur të anulojë dispozitën. Vendimi do të hyjë në fuqi më 13 janar, 2017.
Argumenti i gjykatës lokale dhe miratimi i Gjykatës Kushtetuese kanë patur një reagim të ashpër nga qarqet akademike të të drejtave të njeriut, të cilët nënvizuan se të gjithë personat nën moshën 18 vjeç konsiderohen fëmijë në përputhje me konventat ndërkombëtare në të cilat Turqia është palë.
“Para së gjithash, çdo individ nën moshën 18 vjeç është një ‘fëmijë’ në përputhje me konventat ndërkombëtare. Duke kërkuar pëlqimin e fëmijës në rastet e abuzimit seksual është jashtë diskutimit,” tha kryetari i Shoqatës për Parandalimin e Abuzimit dhe Neglizhimit të Fëmijëve, Profesor Bahar Gökler, për Agjencinë shtetërore të Turqisë Anadolu.
Gökler tha se ky vendim i “kobshëm” ishte shkelje e të drejtave të fëmijëve.
Sekretari i përgjithshëm i të njëjtës shoqatë, Profesor Aysun Baransel, tha se pëlqimi mund të kërkohet në rastet e marrëdhënieve seksuale midis bashkëmoshatarëve, por ishte e pamundur të flitet për pëlqim, nëse rasti përfshin një 60-vjeçar dhe një 15 fëmijë vjeçar.
“Pika më e rëndësishme është se nëse kjo dispozitë është adresuar urgjentisht, abuzuesit e fëmijëve do të fillojnë të ecin lirshëm, sepse nuk ka asnjë rregullore të re [për të mbushur boshllëkun],” tha Baransel.
Ajo shtoi se abuzuesit seksualë të fëmijëve do të gjykohen me dispozita që lidhen me abuzimin seksual të të rriturve në vijim të vendimit, pasi nuk do të ketë ligj të veçantë në vend, pas 13 janarit.
Kreu i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve të Dhomës së Avokatëve të Ankarasë, Sabit Aktaş, paralajmëroi gjithashtu se shumë fëmijë do të vuajnë nga ky vendim.
“Ne mund të parashikojmë se çfarë do të sjellë ky vendim. Ata juristë të cilët janë larg shoqërisë në kullat e tyre të fildishta duhet të shkojnë në gjykata për të parë dhe për të dëgjuar se çfarë kalojnë ata fëmijë kur përshkruajnë përvojat e tyre. Ata duhet të nxjerrin vetëm një vendim për këtë çështje pasi ta bëjnë këtë, “tha Aktaş.
“Të injorosh [diskrecionin e një gjyqtari] dhe anulosh këtë dispozitë do të krijojë probleme të mëdha. Kjo do të bëjë që fëmijët të jenë të pambrojtur ndaj abuzimit seksual dhe dhunimit, dhe do të çojë në më shumë fëmijë femra që martohen në moshë të re, pa marrë një arsim “, tha Moroğlu.
Ajo theksoi se problemi tashmë akut i nuseve të mitura në Turqi, prej të cilave tashmë ka rreth 3.5 milion, do të shtohet pas vendimit.
Aktivistët ka të ngjarë të kërkojnë një ndryshim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i Federatës së Turqisë së Shoqatës së Grave (TKDF), Canan Gullu tha se tani po marrin parasysh ta çojnë çështjen në vëmendjen e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
“Ky vendim do të çojë në martesa të padëshiruara. Njerëzit do të jenë në gjendje të rrëmbejnë dhe përdhunojnë fëmijët, ti martojnë ato në moshë të re, dhe ti ndalojnë ato të shkojnë në shkollë “, tha Gullu.
“Ne po shohim nëse ka ndonjë mundësi për ta anuluar vendimin. Mund të shkojmë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, “shtoi ajo.
Gjashtë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e kundërshtuan vendimin, duke thënë se ai do të “shkaktojë indinjatë publike.”
Gjykata kohët e fundit ka anuluar një dispozitë që parashikon të paktën 16 vjet burgim në rastet e dhunimit të fëmijëve për të njëjtat arsye. Ky anulim është vendosur të hyjë në fuqi më 23 dhjetor 2016./A.A.