Gjimnazistët e Kavajës kundër dhunës me bazë gjinore
Rrjeti “Sot për të Ardhmen” vazhdon rrugëtimin ndërgjegjësuese kundër dhunës me bazë gjinore. Edhe të rinjtë e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Aleksander Moisiu” – Kavajë ju bashkuan fushatës “365 ditore” të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore 5♀/5♂ BËJE BOTËN PORTOKALLI!
Në këtë aktivitet të rinjtë jo vetëm që diskutuan mbi temën e dhunës me bazë gjinore, arsyet përse kjo dhunë ndodh, por edhe se si dhunuesi/ja dhe i/e mbijeturi nga dhuna me bazë gjinore mund të dalin nga CIKLI I DHUNËS.