Gjigandi mediatik “Financial Times” do të krijojë një bot për të cituar më shumë gra

“Financial Times” është një nga publikimet më influencioze dhe më të lexuarat. Por së fundmi stafi i tij ka ardhur me një propozim që lidhet me rritjen e prezencës së grave në përmbajten e artikujve. Për këtë arsye po lançon një bot që do të ndihmojë në rritjen e numrit të grave të cituara në një artikull.
“The Financial Times” (FT) mbulon çështje të politikës globale dhe biznesit dhe mund ta gjeni në tavolinën e çdo politikani/ politikaneje influencioze. Momentalisht vetëm 21% e grave të cituara në FT janë gra. Ato bëhen pjesë e artikujve vetëm për tematika “soft” dhe rrallëherë në çështje si tregëtia me SHBA, industria e naftës dhe sistemet bankare.
Por si do të funksionojë roboti për të minimizuar hendekun gjinor në artikuj? Roboti quhet “She said He said”. Mënyra se si roboti do të kontrollojë mungesën e grave të cituara në artikuj është përmes skanimit të përemrave dhe për të parë balancën midis burrave dhe grave, pjesë të artikullit.
Gjithashtu FT synon të përdori më shumë foto grash në lidership. “Ne po testojmë këtë bot që të inkurajojë editorët dhe gazetarët që të diversifikojnë shkrimet e tyre” u shpreh një nga punonjësit e FT./k.m/
Burimi: NewsMavens